Politika

24-vjet pas rënies së bustit të Enver Hoxhës, Basha: Rama-Meta, një qeveri neohoxhiste

Partia Demokratike ka përkujtuar sot, rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi qendror i Tiranës në 20 shkurt 1991.

Basha-protesteKryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën që mbajti në vendin ku dikur ngrihej busti, përballë Muzeut Kombëtar, tha se “20 shkurti tregoi se Tirana dhe Shqipëria e hodhën diktatorin dhe nuk do të lejonin ringritjen e tij në demokraci. Qeveria aktuale është sot, një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit. Rama-Meta është një qeveri neohoxhiste, që s’mund të sjellë Enverin, po ka sjellë monopolet, taksat e larta, arrogancën dhe arbitraritetin, është qeveria që plaçkit interesat qytetare. Qeveria e ithtarëve absolutë, po përpiqet të rikthejë hoxhizmin nëpërmjet oligarkisë, që me pushtetin e parasë të vendosin pushtetin e tyre.”

Basha vërejti që në krye se “sot ne nderojmë me mirënjohje dhe respekt të vecantë, qytetarët e Tiranës, që vërshuan në qëndër të Tiranës dhe rrëzuan përmendoren e diktatorit. Ky akt i lartësoi shqiptarët në sytë e botës, që u mahnit me ta. Sot, 24 vite më vonë, demokratët kanë arsye të ndihen krenare për rrëzimin e shtatores, që ishte një model i së keqes dhe një mishërim i shfrytëzimit, i luftës së klasave, i izolimit, i mohimit, sepse Hoxha ishte kreu i së keqes. E kujtoj 20 shkurtin se kjo datë ndan dy modele qeverisjeje, dy rrugë për të ardhmen e vendit, sepse ka ende nga ata që vazhdojnë të ushqejnë adhurim për abuzuesit e pushtetit. Modelet represive të të shkuarës vazhdojnë të ushqejnë liderë. Përdorimi antiligjor i pushtetit, urrejtja dhe dhuna ndaj kundërshtarëve politikë dëshmojnë këtë.

Festimi i 70-Vjetorit dhe përdorimi i portreteve të Hoxhës treguan se diktatori fle në mendjet e tyre. Shqiptarët sot drejtohen nga njerëz që kanë idhuj të gabuar, që mendojnë si ata. Asnjë nga ne s’duhet të harrojë se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ideologjia hoxhiste s’mund të kthehet më. Qeveria e e ithtarëve absolutë përpiqet të rikthejë hoxhizmin nëopërmjet oligarkisë që me pushtetin e parasë synojnë të vendosin pushtetin e tyre.

Qeveria aktuale është këtu sot, një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit. Rama-Meta është një qeveri neohoxhiste që s’mund të sjellë Enverin, po ka sjellë monopolet, arrogancën dhe arbitraritetin, është qeveria që plaçkit interesat qytetare.

Sot ne duhet të çrrënjosim përgjithmonë modelin e diktaturës. Enver Hoxha dhe nipërit e tij politikë nuk duhet të jenë sot në krye. Mosdevijimi nga aksi i demokracisë varet nga ne të gjithë që kemi punuar për të dhe nga rinia, drita evropiane e syrit të kombit shqiptar,”- theksoi kryedemokrati.

I PLAGOSURI I 20 SHKURTIT, FATMIR MERKOÇI, TREGON

Fatmir Merkoçi, një nga të plagosurit e atij tubimi dhe akti që shënoi rrëzimin simbolik të dikaturës solli para pjesëmarrësve kujtimet e tij të asaj dite dhe bëri thirrje për organizimin sërish në protesta kundër qeverisë aktuale, që sipas tij është një qeveri-diktaturë, që nuk do lënë të instalohet.

“Mjeku Arjan Xhumari, – tha Merkoçi, – që më shëroi nga plagët që mora, – është rilindja ime e dytë. Falë tij ndodhem këtu para jush për të treguar atë që ndodhi atë ditë ndërsa ata që nuk kanë qënë, kanë fatin ta shohin nëpërmjet xhirimeve të asaj dite.

Sot jemi pas 24 vjetësh këtu jo për të rrëzuar diktaturën, por për të rrëzuar ata që uzurpunuan pushtetin. Ne duhet të grumbullohemi e organizohemi mbi bazën e vlerave për të rrëzuar këtë sistem që është një diktaturë demokratike. Sot unë i bëj thirrje liderit të opozitës që të organizohemi dhe të mos lejojmë instalimin e kësaj qeverie diktaturë që në hapat e para,” – nënvizoi Merkoçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button