☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,219 ▼1.44%
DOW 49,326 ▼1.74%
NASDAQ 24,063 ▼1.5%
NAFTA 83.36 ▲1.28%
ARI 3,681 ▼1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,709 ▼ -0.72% ETH $1,772 ▲ +0.23% XRP $0.9686 ▼ -1.04% SOL $73.7900 ▲ +0.34%
S&P 500 7,219 ▼1.44 % DOW 49,326 ▼1.74 % NASDAQ 24,063 ▼1.5 % NAFTA 83.36 ▲1.28 % ARI 3,681 ▼1.62 % S&P 500 7,219 ▼1.44 % DOW 49,326 ▼1.74 % NASDAQ 24,063 ▼1.5 % NAFTA 83.36 ▲1.28 % ARI 3,681 ▼1.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili një çerek shekulli ka luftuar për shtet unitar, paralajmëroi se në tavolinë është edhe opsioni i riorganizimit të shtetit në federatë ose konfederatë, duke kritikuar mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili një çerek shekulli ka luftuar për shtet unitar dhe të pandarë, mbrëmë paralajmëroi se në tavolinë është edhe opsioni për riorganizimin e shtetit në federatë ose konfederatë. Në një tribunë të organizuar nga BDI, Ahmeti shprehu kritika të ashpra për mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo, sipas tij, mund të çojë deri në përshkallëzimin e situatës.

“Po u prek Ligji i Gjuhës në frymë e në germë kështu siç është, nuk është mirë për shtetin, nuk është mirë për maqedonasit në radhë të parë, dhe këtë ua kam thënë pa u frikësuar se jap ndonjë sekret 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Që shqiptarët kanë zgjidhje, pa u vënë juve në siklet a ta pyesim Ali Ahmetin a mos e pyesim, kush është zgjidhja — mund të jetë federatë, mund të jetë konfederatë, varësisht prej sjelljes që do të bëjnë ata konform, përballë Marrëveshjes paqësore të Ohrit”, deklaroi mbrëmë Ahmeti.

Siç shkruan Alsat, çështja e federalizimit apo formave të tjera të organizimit shtetëror që do të ndanin shqiptarët dhe maqedonasit shpesh është përdorur si opsion nga partitë opozitare derisa Ahmeti ishte në pushtet. Megjithatë, Ahmeti vazhdimisht ka qenë kundër kësaj ideje, duke e mbështetur forcimin e unitaritetit të shtetit. Sipas Ahmetit, federalizimi nuk mund të realizohej për shkak të rrethanave demografike e gjeografike.

“Nuk mund të bëhet federalizim në një vend ku nuk di ku t’i vendosësh kufijtë, ku nuk e di ku fillon dhe ku mbaron një komunitet dhe fillon komuniteti tjetër. Për të hyrë në tema të tilla duhet të njohësh konfiguracionin, duhet të njohësh gjeografinë e një vendi, duhet të njohësh vendbanimet e një vendi. Zgjidhja më e mirë, sesa vetë Marrëveshja e Ohrit që i zgjidh këto probleme që dy komunitete të jenë të barabarta — zgjidhje më të mirë politike dhe ligjore nuk ka për këtë vend. Si mund të krijohet një federatë ose konfederatë, kur një federatë dhe konfederatë duhet të ketë kufijtë e caktuar, duhet të ketë territorin e caktuar”, ka deklaruar Ahmeti në maj të vitit 2016.

Në fakt, Ali Ahmeti nuk e ka pasur ide federalizimin edhe kur ka qenë në krye të UÇK-së, e as pasi është bërë kryetar i partisë. Vetë Ahmeti, në vitin 2002, thoshte se ata vazhdimisht kanë mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Që me fillimin e luftës, ka qenë plotësisht e qartë. Ne kemi dalë me komunikatë ku pranojmë integritetin, sovranitetin e Maqedonisë. Jemi për përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Kanë qenë 6 pika që ka qenë platforma e botuar politike dhe mbi bazën e kësaj platforme ne qëndrojmë edhe sot”, ka deklaruar Ahmeti në shtator të vitit 2002.

Ahmeti me dhjetëra herë ka folur edhe për një model të ndarjes së Maqedonisë, i cili i është ofruar nga politikanët e kohës, por që sipas tij as kjo nuk ishte e pranueshme.

“Çdo ndarje e këtij vendi, e Republikës së Maqedonisë, do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, po aq e dëmshme do të ishte edhe për komunitetin maqedonas, sepse nuk mund të ndahen gjërat si me thikë. Do të mbeteshin minoritete andej, minoritete këndej, ose dëbime prej andej këndej”, ka deklaruar Ahmeti në janar të vitit 2020.

Derisa sot Ahmeti ngre zërin për ndryshime në organizimin e shtetit dhe barazinë ndëretnike, dikur i kishte konsideruar çështjet e barazisë dhe integrimit si procese të mbyllura. Madje, në vitin 2021, BDI-ja ndryshoi fokusin e saj politik, duke e vendosur në plan të parë Agjendën e Gjelbër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.