☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,235 ▼1.21%
DOW 49,390 ▼1.61%
NASDAQ 24,155 ▼1.12%
NAFTA 83.35 ▲1.26%
ARI 3,683 ▼1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,770 ▼ -0.53% ETH $1,771 ▲ +0.16% XRP $0.9694 ▼ -0.95% SOL $73.8300 ▲ +0.27%
S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 % S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Për të pestën ditë banorët e Strugës s'kanë ujë të pastër të pijshëm — nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë kafe të errët, i ndaluar për përdorim, dhe i njëjti problem përsëritet pas çdo reshje të dendur shiu.

Ndërkohë që autoritetet po përgatisin rritjen e faturave të ujit, për të pestën ditë banorët e Strugës s’kanë ujë të pastër të pijshëm. Nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë kafe të errët, i cili është i ndaluar për përdorim. Pas çdo reshje të dendur shiu përsëritet i njëjti problem dhe asnjë kryetar komune deri më tani, pavarësisht premtimeve, nuk e ka zgjidhur këtë problem.

“Qytetarët e Strugës ndodhen në një situatë të papranueshme me ujin e pijshëm. Pas çdo shiu, uji turbullohet sërish. Të gjithë e dimë të vërtetën — mjetet për këtë sipërmarrje ekzistojnë, por ato përdoren për punësime partiake. Dhe e gjithë kjo ndodh në kurriz të qytetarëve tanë. Kërkojmë që ky institucion të mbajë përgjegjësi për shpenzimin e parave të qytetarëve, sepse shëndeti i fëmijëve tanë nuk është në shitje”, deklaroi Besnik Asani nga nisma qytetare “Struga Vepron”.

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë pranojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pa thënë konkretisht nëse kanë një plan për zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi. Ata thonë se në rastin e fundit ekipet e tyre kanë dalë në terren dhe kanë filluar me lëshimin e hidrantëve dhe pastrimin e linjave.

“Në të gjitha paraqitjet e mia theksoj se, gjatë reshjeve kaq të dendura të shiut, mund të vijë deri te një dukuri e caktuar e tillë, gjegjësisht deri te një turbullim i vogël i ujit. Për dallim nga më parë, ne në këtë moment reagojmë dhe jemi vazhdimisht në terren, me të gjitha opsionet e mundshme që i kemi, të cilat i ndërmarrim që sa më shpejt të sanohet gjendja. Situata të tilla do të ketë edhe në periudhën e ardhshme, barrë për ne si ndërmarrje publike”, deklaroi Jovanço Meçkaroski, drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër thonë se, edhe pse ka ulje të turbullirës, ndalesa do të mbetet në fuqi edhe të paktën dy ditë, pasi tri analiza të njëpasnjëshme duhet të tregojnë se ajo është brenda kufijve të lejuar, dhe se turbullimi tani vinte nga burimet në Belicën e Epërme. Për situatën me ujin, dega e BDI-së kërkon përgjegjësi nga kreu i Komunës, Mendi Qyra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.