☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,235 ▼1.21%
DOW 49,390 ▼1.61%
NASDAQ 24,155 ▼1.12%
NAFTA 83.35 ▲1.26%
ARI 3,683 ▼1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,770 ▼ -0.53% ETH $1,771 ▲ +0.16% XRP $0.9694 ▼ -0.95% SOL $73.8300 ▲ +0.27%
S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 % S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Pa uniforma e me paga të vonuara, punëtorët e Higjienës Komunale nuk ndalen

Në shi, borë, vapë apo të ftohtë, punëtorët e Higjienës Komunale kujdesen që qyteti të mos mbulohet nga mbeturinat — por përballen me vonesa në marrjen e pagave dhe punojnë pa uniforma, me jelekë reflektues.

Ata janë ndër të parët që dalin në rrugë dhe ndër të fundit që përfundojnë punën. Në shi, borë, vapë apo të ftohtë, punëtorët e Higjienës Komunale kujdesen që qyteti të mos mbulohet nga mbeturinat, njofton Alsat. Por, përkundër punës së rëndë dhe kushteve të vështira, ata përballen edhe me një problem tjetër: vonesat në marrjen e pagave.

Përkundër faktit se ligji për Marrëdhënie Pune obligon punëdhënësin që pagën për muajin paraprak ta paguajë jo më vonë se data 15, punëtorët e Higjienës përballen me vonesa të pagave.

“E vështirë është dhe me pagat jemi shumë dobët, punoj edhe pa vendim. Sot i 18, kur e morët pagën? Sot e mora. Dje e kishin lëshuar e sot e mora. Pa vendim dhe luajnë me neve. Është e vështirë sigurisht? Po, është, se patjetër duhet të pastrosh këtë. Familja mbahet vetëm nga të ardhurat e tua? Varet vetëm nga unë. E kur ke vonesa, si ia bën? Është problem kur nuk i lëshojnë në kohë. Tani askush nuk të jep veresi si më herët nëpër dyqane. Në markete, nëse nuk ke para, s’mund të marrësh asgjë. Sa anëtarë të familjes varen nga paga jote? Pesë: tre fëmijë dhe unë e shoqja”, tha një punëtor i Higjienës Komunale.

Me fshesat tradicionale në duar dhe me jelekë reflektues në vend të uniformave, vonohet apo nuk vonohet paga, pastrimi i rrugëve nuk ndalet — ata vazhdojnë punën.

Frika më e madhe e shumicës së punëtorëve është se, nëse flasin haptas për kushtet e këqija të punës, mund edhe ta humbin punën.

Nga “Higjiena Komunale – Shkup” nuk tregojnë për shkaqet e vonesave të pagave. Punëtorët edhe vitet e kaluara përballeshin me probleme financiare dhe organizative, si dhe me mungesë të uniformave adekuate për punë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.