☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.11 ▼2.45%
ARI 4,360 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,862 ▲ +0.95% ETH $2,739 ▲ +0.57% XRP $1.5315 ▲ +3.06% SOL $116.9100 ▲ +0.09%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.11 ▼2.45 % ARI 4,360 ▼0.55 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.11 ▼2.45 % ARI 4,360 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

27-vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Haxhiu: Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Haxhiu theksoi se emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Në jetën e Fehmiut dhe Xhevës, dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj.

Sot, njëzet e tetë vjet pas rënies së tyre, bëmë homazhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy figura që historia e Kosovës i mban pranë njëri-tjetrit sepse ashtu pranë njëri tjetrit e bënë gjithë rrugën e tyre çlirimtare.

Ai inxhinier e ajo profesoreshë e shqipes, e nisën rrugën e çlirimit dekada më parë, atëherë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burg e largim nga puna.

Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve të 80-ta dhe për bindjet e veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Kur u arrestua në shtator të vitit 1985, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku. Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh.

Pas lirimit të Fehmiut nga burgu, jeta e tyre vazhdoi larg Kosovës, por jo larg çështjes së saj. Morën pjesë në luftën në Kroaci, vazhduan veprimtarinë politike në Mynih të Gjermanisë dhe u përfshinë në përgatitjet që, me kalimin e viteve, do të çonin në organizimin e luftës çirimtare në Kosovë.

Fehmiu do ta thoshte vetë, në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës: “Ma e shtrenjtë është liria se jeta.” Xheva nuk kishte nevojë ta thoshte. E gjithë jeta e saj, deri në qëndresën e fundit përkrah tij në Gradinë, dëshmoi të njëjtën bindje. Kjo është arsyeja pse Fehmiu dhe Xheva nuk mund të kujtohen njëri përmes tjetrit. Secili kishte bërë rrugën e vet drejt së njëjtës liri dhe, kur erdhi çasti i fundit, të dy e vunë jetën e tyre në shërbim të saj.

Fehmiu u vu në krye të Brigadës 114 dhe mori pjesë në organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e njësive të UÇK-së. Në atë kohë, kur UÇK-ja po rritej me shpejtësi dhe duhej të krijonte struktura, pozicione e disiplinë ushtarake, përvoja e tij kishte peshë të veçantë. Përvoja që kishte marrë në luftën e Kroacisë i shërbeu në organizimin dhe drejtimin e njësive të UÇK-së në Drenicë. Xheva, ndërkaq, kishte rolin e saj të drejtpërdrejtë në luftë. Ajo mori pjesë në organizim dhe në luftime, dhe gjatë verës së vitit 1998 ishte në vijën e frontit në disa nga betejat e UÇK-së. Prania e saj aty nuk buronte vetëm nga jeta e përbashkët me Fehmiun. Edhe Xheva kishte ardhur në atë rrugë me historinë dhe bindjet e veta. Ishte profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, e rritur në një familje me traditë atdhetare dhe e përfshirë herët në veprimtarinë politike. Prandaj, kur flasim për Fehmiun dhe Xhevën, nuk flasim për një luftëtar dhe bashkëshorten që e ndoqi pas. Flasim për dy veprimtarë që e kishin zgjedhë rrugën e lirisë dhe kishin marrë mbi vete rreziqet e njëpasnjëshme të asaj rruge. Liria e Kosovës për ta nuk ishte një ideal i largët, por një kauzë së cilës ia kushtuan vitet, punën, mërgimin, luftën dhe, në fund, edhe jetën.

Më 22 shtator 1998, forcat serbe nisën një ofensivë të gjerë kundër pozicioneve të UÇK-së në Drenicë. Në Gradinë, në një nga pikat më të rëndësishme të mbrojtjes së Brigadës 114, luftimet u zhvilluan nga afër dhe për orë të tëra.

Rrëfimet e bashkëluftëtarëve nga ajo ditë tregojnë se Fehmiu drejtonte luftimet dhe mbante lidhjen me pikat e tjera derisa pozicioni i tyre u godit. Kur ra Fehmiu, Xheva qëndroi në pozicion dhe vazhdoi luftën për çlirim, duke mos pranuar të tërhiqej. Më 22 shtator 1998, aty ku kishin mbërritur bashkë pas shumë vitesh burgimi, përndjekjeje, mërgimi e përgatitjeje për luftë, aty përfundoi edhe rruga e tyre.

Sot nderuam, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, edhe Fatime Hetemin, Shefqet Zekën, Behxhet e Milaim Karaxhën dhe Hamit Lladrovcin. Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.