⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 03 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 96.39 ▲2.81%
ARI 4,467 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,488 ▼ -2.27% ETH $1,805 ▼ -5.09% XRP $1.2051 ▼ -0.84% SOL $72.2300 ▼ -3.83%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 96.39 ▲2.81 % ARI 4,467 ▼1.16 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 96.39 ▲2.81 % ARI 4,467 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

28 vjet në karrocë me rrota, Enjola drejt ëndrrës për t’u bërë make-up artiste

Historia e Enjola Durakut është dëshmi e forcës. E lindur me vështirësi që e detyrojnë të lëvizë me karrocë me rrota, ajo ka zgjedhur të mos dorëzohet, dhe te ndjek endrren për tu bëre një make up artiste.

“Dita ime nis duke u zgjuar, duke u kujdesur për veten dhe duke bërë make-up. Më pas dal për të pirë një kafe. Vështirësitë e mia fillojnë që nga rruga, e cila është e dëmtuar dhe e vështirë për t’u kaluar. Edhe shumë gjëra të tjera nuk janë të thjeshta për ne që jetojmë në këtë gjendje, por përsëri ia dalim”, tregon Enjola.

Ajo nuk ka pasur mundësinë të ndjekë shkollën si bashkëmoshatarët e saj. Mungesa e kushteve dhe aksesit në atë kohë e lanë jashtë sistemit arsimor, por kjo nuk e pengoi të mësonte vetë të lexonte dhe të shkruante.

“Unë nuk kam bërë asnjë klasë shkolle, sepse në atë kohë shkollat kishin vetëm shkallë dhe nuk kishte kushte për ne. Gjithashtu, nuk lejohej mësimi në shtëpi. Ka qenë e vështirë, por kam arritur të mësoj vetë të lexoj dhe të shkruaj”, shton ajo.

Enjola rrëfen se kur ishte vetëm pesë ditëshe iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, ndërsa si pasojë e dëmtimit të një nervi nuk mund të ecë në këmbë.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e shohë jetën përmes pengesave, por përmes mundësive. Pasioni i saj më i madh është make-up-i, një ëndërr që e shoqëron që nga mosha 12-vjeçare.

“Pasioni im për make-up ka nisur që e vogël. Aktualisht po ndjek një kurs make-up-i falas, i cili më është dhuruar. Ëndrra ime është që një ditë të hap sallonin tim.”

Përveç dëshirës për të ndërtuar të ardhmen e saj, Enjola kërkon më shumë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara dhe më shumë vëmendje nga institucionet dhe shoqatat.

“Do të doja që shoqatat të funksiononin më shumë dhe të dëgjonin zërin tonë, sepse ne kemi nevojë për më shumë mbështetje. Është e vështirë të jetosh me vetëm 400 euro në muaj, ndërkohë që shumica prej nesh kanë nevojë për shërbime dhe kujdes të vazhdueshëm”, tha ajo.

Mesazhi i saj është i thjeshtë, por i fuqishëm: “Mos u dorëzoni. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar ashtu siç jeni.”

Një histori që dëshmon se forca e vërtetë nuk matet me hapat që bën, por me guximin për të ecur përpara pavarësisht çdo pengese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.