🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.44 ▼0.34%
ARI 3,894 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,200 ▼ -5.33% ETH $1,957 ▼ -3.54% XRP $1.0192 ▼ -1.78% SOL $80.4600 ▼ -2.52%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.44 ▼0.34 % ARI 3,894 ▲0.23 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.44 ▼0.34 % ARI 3,894 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kosova

28 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

28 vjet kanë kaluar nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij Xhevë Krasniqi-Lladrovci, dy figurave emblematike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri. Më 22 shtator 1998, ata ranë dëshmorë në Çiçavicë, në një betejë të vështirë dhe të pabarabartë kundër forcave serbe, pas një qëndrese heroike që u kthye në simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, ndërsa Xheva ishte një nga luftëtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Emri i tyre mbetet i paharruar në kujtesën kombëtare: shtatoret e tyre qëndrojnë në sheshin e Drenasit, ndërsa Brigada 114 mban emrin e Fehmi Lladrovcit.

Bashkë me ta, në atë betejë heroike ra edhe studentja Fatime Hetemi, si dhe shumë dëshmorë të tjerë që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Sot, në 28-vjetorin e rënies së tyre, nga ora 11:00 do të mbahen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë, ku qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe familjarë do të nderojnë kujtimin e dy heronjve.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.