Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet e
Një shtetas malazez, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi.
A2CNN mëson se bëhet fjalë për Aleksandar Sekulic, banues në Podgoricë.
Arrestimi i 52-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Zogaj”, të finalizuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ai u lokalizua dhe u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Sipas autoriteteve malazeze, ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, po vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.