Kronika

3.518.295 fletë votimi për zgjedhjet e 18 qershorit

Në vijim të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e së martës sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për këtë proces zgjedhor.

KQZ vendosi që të prodhohen gjithsej 3.518.295 fletë votimi për zgjedhjet e radhës.

Nga përpunimi i të dhënave nga administrata e KQZ-së, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5461 qendra votimi (QV), me gjithsej 3.451.896 zgjedhës.
Bazuar në urdhërimet e pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet e 18 qershorit sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet, duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve, është 3.518.295 fletë votimi gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button