☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.47 ▲4.05%
ARI 4,028 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,885 ▲ +0.85% ETH $1,906 ▲ +1.29% XRP $1.0762 ▲ +1.61% SOL $73.4400 ▲ +0.05%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.47 ▲4.05 % ARI 4,028 ▼0.27 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.47 ▲4.05 % ARI 4,028 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

PD përshkallëzon protestën: Të bllokojmë rrugët!

Të hënën, një ditë përpara ardhjes në Tiranë të negociatorit gjerman, David McAllister, opozita do të përshkallëzojë protestën për zgjedhjet. Të hënën, për të paktën një orë, çadra në bulevard nuk do të jetë fokusi kryesor i protestës së opozitës.
“Bashkohemi midis orës 11 dhe 12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Basha pasditen e kësaj të enjteje.
Lulzim Basha beson se kjo formë proteste, e përdorur edhe më parë nga Partia Demokratike, do të forcojë mesazhin e vendosmërisë së opozitës, për të mos u tërhequr nga kërkesa për qeverinë teknike.
“Zgjidhja e vetme është qeveria teknike me mandatin popullor për të luftuar pikërisht drogën, për të garantuar votat e shqiptarëve dhe për të nxjerrë kriminelët nga qeverisja e vendit. Dialog? Absolutisht për të arritur këtë. Dialog dhe zemërgjerësi për gjithëpërfshirjen. Ne kemi zemërgjerësinë që çdokujt që pendohet, sado vonë të pendohet, t’i themi mirësevjen në republikën e re”, u shpreh Basha.
Por çfarë ndodh, nëse edhe pas përshkallëzimit të së hënës, të martën qeveria teknike nuk pranohet në negociata?
“Përndryshe, ajo që nisim të hënën do të jetë vetëm paralajmërimi i parë se ne nuk kthehemi nga kjo rrugë pa fitoren totale të kauzës qytetare”, tha Basha.
Paralelisht me protestën e së hënës, demokratët po bëhen gati edhe për protestën e 7 majit në Kavajë, e cila ende nuk ka një plan sesi do të zhvillohet, por që sipas Lulzim Bashës synon të pengojë zgjedhjet e sunduara nga bashkëjetesa e qeverisë me krimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.