Ekonomia

3-mujori II- Bankers publikon treguesit operacional

Bankers Petroleum Ltd beri publike sot të dhënat operacionale të tremujorit të dytë 2016.

Sipas Bankers, prodhimi gjate kesaj periudhe arriti një nivel mesatar prej 15,934 fuçi naftë në ditë , 8.2% më pak se mesatarja e tremujorit të parë të 2016-ës. Si pasojë e bllokimit të aktivitetit të Petroliferës Italo-Shqiptare (PIA) në fund të muajit maj, kompania e reduktoi prodhimin me rreth 4,000 bopd përgjatë 5 ditëve si pasojë e reduktimit të kapaciteteve magazinuese. Prodhimi nisi të normalizohej në 8 qershor dhe u rikthye në nivelet e mëparshme brenda një jave. Kompania vijoi të optimizojë nivelet e prodhimit dhe të monitorojë kthimin ekonomik të puseve në përputhje me mjedisin aktual të çmimeve të naftës.

Shitjet dhe Çmimet e Naftës

Në tremujorin e dytë 2016, shitjet mesatare të naftës arritën në 15,023 fuci  ne dite, kundrejt 17,280 në tremujorin e parë 2016. Inventari i naftës bruto në 30 Qershor, 2016 u rrit në 348,700 fuçi kundrejt 266,000 fuçi në 31 Mars 2016, me ngarkesën e fundit të eksportit e cila u shty për në ditët e para të muajit korrik.

Çmimi mesatar i naftës së Bankers ishte rreth 29.99 dollarë/fuçi (66% e çmimit Brent prej 45.57 dollarë/fuçi), kundrejt një çmimi prej 21.07 dollarë/fuçi në tremujorin e parë (62% e çmimit Brent prej 33.89 dollarë/fuçi). Shitjet në eksport gjatë tremujorit të dytë 2016 përbënin 94% të totalit të shitjeve, me një çmim mesatar prej 66% të çmimit Brent. Çmimet e shitjes në tremujorin e dytë u përmirësuan kundrejt tremujorit të parë 2016 pasi çmimi i Brent-it u rrit në mbi 40 dollarë/fuçi por edhe për shkak të rritjes së kërkesës për naftë bruto në tregun e huaj dhe vendas.

Gjatë gjashtë muajve të parë, deri në 30 Qershor 2016, shitjet mesatare të naftës ishin 16,152 bopd (me çmim 63% të Brentit prej 25.22 dollarë/fuçi) kundrejt 19,899 bopd (me çmimim 75% të Brentit prej 57.95 dollarë/fuçi) në gjashtëmujorin e parë 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button