☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

31 vatra zjarri në vend, 5 aktive! Situata më problematike në Dajt dhe Dibër

31 vatra zjarri janë raportuar në territorin e Shqipërisë deri në orën 09:00 të kësaj të hëne. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse. Në terren janë edhe 80 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë vendosur 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Operacioni i shuarjes vijon këtë të hënë me 15 forca zjarrfikëse, 9 efektivë të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër vijojnë të jenë aktive vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë. Ndërkohë, zjarri në Sllatinë është izoluar dhe zona mbahet nën mbikëqyrje.

Në Vajkal po operojnë 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në Lundre pritet të angazhohen gjatë ditës 20 efektivë të FA-së. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në brezin Bershi–Kurdari–Patinë, në bashkinë Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri, të shtrira në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Në qarkun Korçë, zjarri në Qafën e Lugut, në Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje. Pa rrezik për zonat e banuara raportohet edhe në këtë rast.

Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje, ndërsa në Durrës, zjarri në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është shuar plotësisht. Për shuarjen e tij u angazhuan strukturat vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, disa vatra të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë janë shuar ose nuk paraqesin rrezik.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Autoritetet deklarojnë se kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.