☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,489 ▼ -0.83% ETH $2,269 ▼ -0.04% XRP $1.2500 ▼ -0.08% SOL $93.4700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nafta bie mbi 6,0% pas shpresave për uljen e tensioneve SHBA-Iran

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës ranë me më shumë se 6,0 për qind sot një ditë para zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, pasi sinjalet për rifillimin e bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit rritën shpresat për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Media amerikane “Axios” raportoi se zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i kishte dërguar një letër zyrtarit të lartë iranian të sigurisë kombëtare, Mohsen Rezaei, lidhur me mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të reja.

Ky konsiderohet si kontakti i nivelit më të lartë mes dy palëve gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, Irani deklaroi se ishte i gatshëm të rihapte Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranonin t’i jepnin fund luftës në të gjitha frontet, krahas plotësimit të disa kushteve të tjera.

Më vonë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian bëri të ditur se udhëheqësi suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, i kishte dhënë qeverisë kompetencat e nevojshme për zhvillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Rënia e çmimeve të naftës dhe gazit ndikoi negativisht në aksionet e kompanive të mëdha energjetike, ndërsa sektorë të tjerë të ekonomisë përfituan nga ulja e kostove të karburanteve.

Megjithatë, analistët shprehën rezerva lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje të afërt.

Arne Lohmann Rasmussen, analist kryesor në Global Risk Management, vlerësoi se sinjalet e administratës Trump mund të jenë pjesë e një strategjie taktike përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Ai theksoi se sulmet ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit vijojnë, ndaj parashikimi për çmime relativisht të larta të energjisë mbetet në fuqi. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.