☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,489 ▼ -0.83% ETH $2,269 ▼ -0.04% XRP $1.2500 ▼ -0.08% SOL $93.4700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kosova i kërkon Gjermanisë të shtojë presionin ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, deputetët kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë ndikimin e saj që Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.

Pas mbledhjes së komisionit, Kryeziu theksoi se kjo ka qenë një kërkesë e përbashkët e deputetëve, duke shprehur shqetësimin se mosndëshkimi i përgjegjësve mund të krijojë rrezik për përsëritjen e sulmeve të ngjashme në të ardhmen.

Ajo bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit parlamentar me Gjermaninë, përfshirë mundësinë e organizimit të takimeve me deputetë të Bundestagut.

“Kemi marrë mbështetjen prej ambasadorit që do të jetë i gatshëm t’i shtyjë përpara kërkesat tona dhe po ashtu kemi menduar të iniciojmë edhe takimet me homologë tanë nga Bundestagu, të cilët mendojmë t’i ftojmë të vijnë në Kosovë në takimet tona… Njëra prej kërkesave të përbashkëta mund ta them të gjithë deputetëve ishte që të kërkohet nga Serbia, e cila tashmë sapo ka dalë prej një procesi të ri zgjedhorë dhe do të ketë një përbërje të re politike atje, që kryesuesit e sulmit terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë dhe kemi kërkuar që kjo të jetë kërkesë madje edhe e vetë ndërkombëtarëve, të cilët tashmë i kanë gjithë raportet e nevojshme për të parë se kush është kryerësi dhe kush është fajtori mbrapa këtij sulmi terrorist, sepse konsiderojmë që përderisa këta persona që kryejnë sulmet terroriste vazhdojnë të sillen lirshëm në Serbi, kjo mund të lejojë lehtësisht edhe një rrethanë të re të përsëritur në të ardhmen, nëse nuk trajtohet prej organeve të drejtësisë”, tha ajo.

Ndërkohë, Kryeziu tha se takimi me ambasadorin e ri gjerman kishte kryesisht karakter njoftues, gjatë të cilit janë diskutuar proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes gjermane.

Sipas saj, nga ambasadori është kërkuar që Kosova të vazhdojë të jetë pjesë e agjendës së Gjermanisë, veçanërisht sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe NATO-n.

“Ishte më shumë takim i tipit njoftues sepse kemi një ambasador të ri të arritur së fundmi, me të cilin komisioni është takuar për herë të parë dhe me të cilin kemi ndarë qëndrimet tona në raport me proceset nëpër të cilat ne po kalojmë dhe kërkesat tona në raport me këto procese, të cilat janë të natyrshme dhe janë të njëjta zakonisht dhe kemi kërkuar mbështetjen që Kosova edhe më tej të vazhdojë të mbetet në agjendat e Gjermanisë në kuptimin e mbështetjes, qoftë në rrugën drejt integrimit evropian, por qoftë edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, siç është Këshilli i Evropës, NATO e të tjera mekanizma të cilat janë, të rëndësishëm shumë pikërisht sot në kohën kur po përballemi me një situatë shumë fragjile në Evropë”, tha Kryeziu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.