☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.94 ▼0.16%
ARI 4,178 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,303 ▼ -2.39% ETH $2,373 ▼ -5.12% XRP $1.3175 ▼ -3.72% SOL $103.0500 ▼ -3.44%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

32 përfaqësues nga 18 komuna certifikohen për angazhimin e diasporës

32 përfaqësues nga 18 komuna të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë përfunduar një trajnim gjashtëditor për trajnerë në fushën e angazhimit të diasporës, duke marrë certifikatat përkatëse.

Lajmi është bërë i ditur nga GIZ Kosovo përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se trajnimi shënon përfundimin e një serie prej katër pakosh trajnimi të realizuara gjatë dy viteve të fundit në kuadër të punës për migracionin e orientuar drejt zhvillimit.

“Ky trajnim shënon aktivitetin përmbyllës të një serie prej katër pakosh trajnimi, të realizuara gjatë dy viteve të fundit në kuadër të punës sonë për migracionin me orientim drejt zhvillimit”, thuhet në postimin e GIZ Kosovo, shkruan Telegrafi.

Krahas trajnimeve, GIZ ka mbështetur edhe themelimin e Kolegjiumit për Diasporën në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive ndërmjet komunave, si dhe për zhvillimin e qasjeve të përbashkëta.

“Bashkë me trajnimet, GIZ ka mbështetur themelimin e Kolegjiumit për Diasporën në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ofruar një platformë të qëndrueshme për komunat që të shkëmbejnë përvoja, të ndajnë njohuri dhe të zhvillojnë qasje të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Sipas GIZ-it, certifikimi i trajnerëve do t’u mundësojë institucioneve të Kosovës që njohuritë e fituara t’i përcjellin edhe te kolegët e tjerë dhe të vazhdojnë angazhimin e diasporës edhe pas përfundimit të mbështetjes nga ky organizëm.

“Me trajnerët e tyre të certifikuar, institucionet e Kosovës tani mund t’i përcjellin këto aftësi te kolegët dhe të vazhdojnë forcimin e angazhimit të diasporës edhe përtej mbështetjes sonë”, thuhet në postimin e GIZ Kosovo.

Aktiviteti është realizuar nga GIZ në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.