☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.61 ▼0.31%
ARI 4,178 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,188 ▼ -2.69% ETH $2,370 ▼ -5.32% XRP $1.3136 ▼ -4.01% SOL $102.3100 ▼ -4.29%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.61 ▼0.31 % ARI 4,178 ▲1.7 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.61 ▼0.31 % ARI 4,178 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza kërkon dekretimin e ligjit pa vonesa dhe rritjen e fondeve për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Ligji për Dhomat e Specializuara të procedohet në Presidencë dhe të dekretohet pa vonesa, si dhe të rriten fondet për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Hamza theksoi se, krahas rikthimit të normalitetit institucional, vendi duhet të merret me çështjet që, sipas tij, prekin themelet e shtetit, duke veçuar proceset gjyqësore në Hagë.

Ai rikujtoi se Kuvendi ka miratuar rezolutën me 99 vota dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara me 88 vota, duke theksuar se nisma synon të garantojë drejtësi dhe pavarësi nga ndikimet e jashtme.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer. Ligjin e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çfarëdo pale”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së kundërshtoi, siç i cilësoi ai, ndërhyrjet dhe presionet ndaj mandatit të Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë. Ai kërkoi që të merren seriozisht shqetësimet lidhur me të drejtat e të akuzuarve në Hagë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së tyre juridike dhe të së vërtetës historike të luftës çlirimtare.

Hamza u shpreh se beson që afati ligjor për dërgimin e ligjit te presidentja Vjosa Shiroka-Pula për dekretim përfundon sot, ndërsa kërkoi që procedurat të përmbyllen pa vonesa.

Gjatë fjalës së tij, Hamza bëri të ditur se është takuar me kryeministrin Albin Kurti para dy ditësh dhe se, pas diskutimeve, është miratuar themelimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Mbrojtjen e UÇK-së në fazën e apelit.

Ai e cilësoi këtë një hap pozitiv, por theksoi se tashmë nevojiten veprime konkrete, me përgjegjësi të përcaktuara, afate të qarta dhe rezultate të matshme.

Sipas tij, mbrojtja juridike e të akuzuarve dhe mbrojtja e së vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë dy detyra të ndryshme, të cilat duhet të zhvillohen në mënyrë të koordinuar.

Hamza kërkoi që ekipet mbrojtëse të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale, ndërsa institucionet e Kosovës të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.

Në fund, kreu i PDK-së ritheksoi nevojën për rritjen e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë çështje urgjente në prag të fazës së apelit në Hagë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.