Kronika

35 vite burg për vrasësin e dy vëllezërve

Aleksandër Dushaj, i akuzuar për vrasjen e  dy vëllezërve në fshatin Drisht të Shkodrës pasi nuk i dhanë vajzën për nuse, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 35 vite burg.

Autori i vrasjes së dyfishtë ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar  duke marrë uljen e 1/3 së dënimit pasi ka pranuar krimin dhe tre ditë pas kryrjes së vrasjeve ai është vetëdorëzuar në polici.

Nisur nga këto rrethana, Aleksandër Dushaj ka arritur t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm.

Dushaj u dënua për ngjarjen e rëndë të 2 janarit  të këtij viti, kur qëlloi për vdekje pranë banesës së tyre dy vëllezërit Esat dhe Abdullah Shkami.

Autori pak minuta para se të kryente krimin kishte pirë kafe me viktimat, ku u kishte kërkuar të fejohej me vajzën e njërit prej tyre, kërkesë kjo që ishte refuzuar dhe kishte krijuar debate të ashpra mes palëve duke përfunduar me dy të vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button