☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

35 vjet Parti Socialiste e Shqipërisë

Nga Toni Gogu

35 vjet më parë, shumë socialistë zgjodhën të qëndronin.

Të qëndronin kur ishte më e lehtë të largoheshe.
Të qëndronin kur humbja dukej e sigurt.
Të qëndronin sepse besonin se Shqipëria kishte nevojë për më shumë drejtësi sociale, më shumë solidaritet dhe më shumë shpresë.

Ata nuk kishin pushtet.
Nuk kishin privilegje.
Shpesh nuk kishin as sigurinë se zëri i tyre do të dëgjohej.

Por qëndruan.

Në këtë përvjetor mendoj për socialistët e zakonshëm. Për bujkun e Pezës, punëtorin e Vaqarrit, mësuesin e Ndroqit, pensionistin e Baldushkut, fshatarin e Shëngjergjit dhe qytetarin e Tiranës.

Jo për ata që dolën në podium.
Por për ata që hapën dyert e selive, shpërndanë fletushkat, mbrojtën bindjet e tyre dhe nuk u dorëzuan kur ishte më e vështirë.

Historia e Partisë Socialiste nuk u mbajt gjallë nga ata që flisnin më fort. U mbajt gjallë nga ata që qëndruan.

Sot, 35 vjet më vonë, Partia Socialiste ka ndryshuar dhe është rritur, ashtu si Shqipëria ka ndryshuar dhe është rritur. Por një gjë ka mbetur e njëjtë: besimi se vendi ynë ecën përpara kur bashkon lirinë me solidaritetin, zhvillimin me drejtësinë dhe patriotizmin me orientimin europian.

Në këtë përvjetor mendoj jo vetëm për socialistin e thjeshtë që i rezistoi viteve të vështira të tranzicionit, por edhe për eurosocialistin e sotëm që punon çdo ditë për ta bërë Shqipërinë anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.