Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit
Nga Lekë Tasi
Persona me aftësi të shquara brënda kufive ose në diasporë kanë të drejtë të pretendojë, dhe aq më fort t’u përgjigjen thirrjeve për të qënë pjesë të lidershipit në Shqipëri. Dhe në këto ditë dramatike që kalon vendi, kërkesa për njerëz të tillë nga diaspora bëhet dhe e ngutshme.
Në këto vitet e fundit kryeministri Rama ka bërë zëvendësime të shpeshta në qeveri për të ngritur cilësinë e punës, me persona të rinj të diplomuar shkëlqyeshëm. Megjithatë kjo përsosje e punës nuk pritet me gëzim si rritje e nivelit të qeverisjes, sepse pakënaqësia që mbush një lloj shtypi dhe përhapet në opinion, nuk vjen nga shqetsime për zgjidhje të problemeve, por nga një vullnet për të mohuar a priori çdo meritë o vlerë të realizuar. Kjo ësht tërësisht negative si çdo njëanshmëri dhe e rëndon atmosferën si ogur i keq.
Në Shqipëri ndërrimi i regjimit ka ardhur dhunshëm në njiqind vjetët e para të shtetit; kjo dihet , s’ka nevojë për ta ilustruar këtë fakt, prandaj qeverisja qëprej 2013 e mbas, e nisur me masa themelore që pasonin njera tjetrën drejt një objektivi të qartë të diktuar nga eksperienca botnore dhe të mbështetur nga BE, krijoi rritje në buxhet dhe po e kthen gradualisht ligjin, nga të shkruar në të zbatuar, ( gjëra që deri atëhere ishin të zvarritura brenda një tranzicioni të pafund, parajsë për shtetarët klanorë të zhytur në amullinë orientale) dhe solli një shpresë se hyrja në BE po bëhej e mundur, siç dëshmoi dëndësimi vitet e fundit i kontakteve me të dërguarit e Zgjerimit të KE. Kjo nuk nënkupton mjerisht ndonjë vlerësim prej masës së pakënaqur e nisur të jetë kundër, dhe aq më pak mirënjohje ndaj atij që punoi për ta sjellë. Populli në përgjithësi shkon me simpatira, regjistron vetëm ç’i mbërrin në tryezën familjare dhe e harron nën efektin e vështirësive që nuk mungojnë edhe në qeverisjet më të mbara. Të mbytësh me ankesa banale diskursin politik ësht veti e masës, që transferon vëmendjen nga gjërat themelore, që nuk i ndjek dot, tek ato që fluturojn gojë më gojë nëpër rrugë qofshin pa asnji bazë. Dhe gjëja më absurde, nostalgjia për regjime të kaluara kur si persona kishin momente të lumtura.
Kështu edhe thirrja e një grupi simpatizantësh një figure të suksesshme në sferën akademike si Lea Ypi që do sillte zgjidhje, mund të jetë kuptuar si propozim që prof. Ypi të marrë përsipër formimin e qeverisë, pra jo një ndihmë, që do të kombinojë diturinë e profesores me eksperencën e titullarit në detyrë. Ashtu do të respektohej kushtetushmëria me një emërim si nën kryeministre o konsulente po themi. Por, jo. Ai variant bie poshtë nga një frazë në artikull ..’oligarkët arrijn të blejn çdo zyrtar e politikan, si ata që janë tani.. Pra jo bashkim kontributesh për hir të së majtës së vërtetë, por vetëm aderim i profesores tek fushata kundër kryeministrit që delka e domosdoshme sepse përmbush edhe kushtin e duhur që dhuna të jetë me vend. . (citate nga artikulli)
Shkurt edhe ftesa e dashamirëve për të ardhur duhet të ketë qënë për një zëvendësim arbitrar i qeveris së zgjedhur me një tjetër. Pikërisht e kundërta e asaj që na duhet ! Jo, zotërinj ! Në Shqipëri duhet të ruhet kushtetueshmëria me rreptësinë dhe kujdesin më të madh, sepse rrëmbimi me ligjin e të fortit i pushtetit ësht sëmundja më tipike e vendit dhe ëndrra më e dashur e politikanit tipik vendës, një rrezik që duhet shmangur absolutisht. Dhe e mton plus faktori ndërkombëtar si kusht për të na qasur në BE.
Si argument nxjerrin që ky mandat për Ramën ësht i katërti i radhës, dhe qëndrimi në fuqi e kthen liderin në autokrat. Nuk ësht aspak e vërtetë ! Zgjatja në kohë e ushtrimit të funksioneve dëshmon për sukses, dhe ësht mënyra e qeverisjes, e paqtë dhe e mbarë, që e bën të votuar, kurse veprimet e dhunshme dhe vrasëse të qeveritarit e bëjn autokratik dhe të padurueshëm.
Në protestën e këtyre muajve i kërkohet dorëheqja e atij që zbaton për të parën herë një administrim që nuk vret, dhe lihen në qarkullim për ta realizuar heqjen e tij, ata që shërbenin dje pavarësisht vrasjeve që kryenin ose toleronin, madje përziejnë rradhët me manifestuesit e rinj që kanë kërkesa që shtron koha, dhe veshin qyrkun e tyre për të dalë të pastër. Pa këta , do të reduktohej dhuna në protestë tek specialistët e ardhur s’dihet se nga, ose tek të ardhurit nga areali shqiptar lindor, me rezultat edhe një rendiment më të zbehtë.
Nevoja për ndryshim nga ana tjetër, duhet ta pranojmë, e karakterizon thekshëm opinionin tonë prej fshati të madh, prandaj merret hua nga Evropa modeli i protestave dhe mosbindjes civile, që ne nuk e ndjejmë fare, për t’ia shartuar tonës që ësht e gjithhershmja : kundër kullës hasme. . Ata shtete, të qetësuara prej kohësh në respekt të ligjit, nxehen me ndonjë zhvillim që nuk i shkon përshtat pjesës së opinionit që ka zhvilluar aksh ndjeshmëri , dhe ngrihen në protestë. Evropa e ka krizën e saj, por me të tjera probleme që neve nuk na përkasin akoma.
Kriza e jonë mbetet e llojit të kullave, prandaj duhen kuruar që në shkollën fillore. Ajo ësht e aftë të ndezë edhe sot anarkinë si herë të tjera, atë lloj revoltë që do të kënaqë jo tërë masën me liri e demokraci, por individë të caktuar të gatshëm që të zënë vend në një autokraci të re. Dhe masa të rregullojë veten, disa afër saj të kënaqur, disa të pakënaqur larg saj, dhe disa të tjerë në emigracion duke hedhur gur mbrapa, dhe me kohë të përmallur por me inatin të paprekur kush ka bërë para por jo shkollë. Kjo e tërë po ndodh edhe sot, mjaft të shikosh parullat, ekstremiste dhe kundër çdo dëshire konstruktive por dhe logjike.
Kësisoj edhe shpresa për një lider të ri, nuk ofrohet si shërim për situatën, por si alternativë për liderin aktual që e duan të zhdukur, në burg ose me dron në çati, që t’i plasë mbi kokë. Për ç’arsye në botë do të gjente Lea Ypi dëshirën për rivalitet të tillë me Edi Ramën, dhe jo bashkëpunim, sikur të mos ishte ftesa e atillë ? Ypi e deklaron veten të majtë, dhe e din fort mirë nga se vuan e majta e shqiptarëve prandaj kërkon durim si pajisje të parë që i duhet shoqëris. Por din edhe ç’ka ngelur nga e Majta mbas kolapsit të 1989 që të ketë iluzione siç mund të kenë disa rrethe në vend. Rama edhe më keq: e ka shtruar rrugën e tij si një sintezë të të dyjave, e majtë e djathtë, dhe ka ecur në të . E pra, ësht kjo politikë e tij që merr goditjet më të forta nga ata që thonëse iku ajo kohë por jemi ne të asaj kohe që kemi vënë mend dhe na takon neve ta mbajmë stafetën në dorë.
Ky ësht përmbledhtazi sfondi i një proteste që i mungon idea e solidaritetit, dhe i duhet kohë e gjatë dhe trasformim subjektiv për ta fituar. Jo me doemos solidaritet si vullnet për kompromis, por për një zgjidhje me anë debati, dmth pranim të variantit më të argumentuar, ai që fton në debat dhe zgjidhje, jo krenaria për të dalë fitues. Ai lloj debati, konstruktiv dhe pa urrejtje, ësht e vetmja zgjidhje.
Larg pra deputetëve që mbajn ura zjarri, dhe vetëm juristë e ekonomistë që kërkojnë kompromis në komisione. Në këto mjedise ku flitet me zë normal ta presim parlamentin e ardhshëm, dhe kusht primar, shkollimi sa më cilsor i gjithë kandidatëve! Që edhe masa të ulë pritshmëritë e saj gjaknxehta në popull, që edhe në jetën e mbushur me probleme, qytetari të kërkojë ndihmën e ligjit dhe jo të mikut për ta shkelur ligjin në gjetjen e të drejtës tija. Një rrugë që herët a von jemi të detyruar ta gjejmë si shtet evropian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.