Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.53 ▼3.63%
ARI 4,232 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,813 ▲ +1.13% ETH $1,675 ▲ +0.52% XRP $1.1419 ▲ +1.8% SOL $66.9700 ▲ +1.66%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.53 ▼3.63 % ARI 4,232 ▲2.88 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.53 ▼3.63 % ARI 4,232 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Arapi: Samiti i Barcelonës, një aleancë kundër sjelljes agresive të Trump

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Florian Arapi, gjatë një analize në emisionin “3D” në RTSH, ku u diskutua tema “Rama midis Trump dhe Soros” u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare dhe rreshtimi i tij i fundit përkrah liderëve të së majtës globale, kërkojnë një lexim të kujdesshëm gjeopolitik.

Arapi theksoi se Edi Rama nuk udhëhiqet nga parime të palëkundura, por nga interesat e momentit, duke sjellë në vëmendje përplasjet e tij Trump në të shkuarën.

Në analizën e tij, eksperti theksoi se idealja në politikë është qëndrueshmëria parimore, një tipar që, sipas tij, i mungon kryeministrit shqiptar.

“Një politikan i drejtë është ai i cili qëndron me parimin, pavarësisht se kush është përballë. Në rastin e Ramës, ne kemi një politikan që u thotë ‘po’ gjithçkaje, qofshin ato të kaheve më të kundërta,” deklaroi Arapi gjatë panelit.

“Është gati të bëjë “kamikazin” në momente të caktuara për një krah, siç e bëri për shembull në vitin 2016 në fushatën elektorale kundër Trumpit, në favor të Hillary Clinton,”.

Sipas tij, pjesëmarrja e fundit e Edi Ramës në samitin e familjes socialiste dhe liberale nuk ishte thjesht një takim rutinor ideologjik. Arapi vuri në dukje se gjeografia e pjesëmarrësve dhe udhëheqja e samitit zbulojnë një agjendë të qartë kundër politikës së jashtme të Trump.

“Ky samit duhet parë në një kuadër tjetër, më të gjerë. Është një lloj aleance kundër sjelljes ndryshe, të çuditshme apo agresive të Trumpit në marrëdhëniet ndërkombëtare, siç është lufta në Iran apo raportet me Venezuelën,” analizoi eksperti.

Roli i Spanjës dhe efekti domino në Evropë

Si iniciatorë kryesorë të këtij fronti, Arapi identifikoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez dhe presidentin brazilian Lula da Silva, të cilët i cilësoi si “antagonistë shumë të mëdhenj të politikës së Trumpit”.

Për të ilustruar këtë përplasje, eksperti solli si shembull vendimet e forta të Madridit zyrtar në lidhje me Lindjen e Mesme dhe reagimin e Uashingtonit.

“Kryeministri spanjoll Sánchez ka ndërmarrë hapa shumë të ashpër në raport me luftën në Gaza. Në momentin që Spanja i bllokoi bazat dhe hapësirën ajrore Shteteve të Bashkuara—e cila u pasua në një efekt domino pothuajse në të gjithë shtetet e tjera të Evropës—Trumpi u tregua shumë i ashpër verbalisht dhe në sjelljet e tij ndaj kryeministrit Sánchez,” shpjegoi Arapi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.