☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.15 ▼1.51%
ARI 4,083 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,128 ▼ -5.31% ETH $2,237 ▼ -7.44% XRP $1.1993 ▼ -9.04% SOL $90.1200 ▼ -6.94%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.15 ▼1.51 % ARI 4,083 ▼0.74 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.15 ▼1.51 % ARI 4,083 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit t

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë në rrjetin X një video mesazh të ambasadorit të SHBA në Eric Wendt, ku ai bën me dije prioritetet e punës gjatë mandatit të tij në Tiranë.

“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen duke u përqendruar në 3 fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA dhe Shqipërinë: e para; të bëhemi të fortë më të fortë; e dyta është të bëhemi më të begatë; e treta është të bëhemi më të sigurt”, thuhet veç të tjerash në video-mesazhin e ambasadorit amerikan.

Ambasadori vlerëson popullin shqiptar, për të cilët thotë se i njeh pasi ka punuar me ta gjatë detyrës së tij, duke i cilësuar si të ndershëm dhe punëtorë.

Gjithashtu njoftohet edhe një takim i kryediplomatit në ditët e ardhshme, për të ndarë mendimet e tij për situatën në Shqipëri dhe prosperitetin e mëtejshëm.

Në mesazhin e tij të parë, Wendt falënderoi presidentin Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio për besimin, si dhe popullin shqiptar për mikpritjen. Ai kujtoi edhe përvojën e mëparshme në Shqipëri, gjatë shërbimit ushtarak së bashku me Forcat Speciale shqiptare, duke vlerësuar mikpritjen dhe karakterin e qytetarëve shqiptarë.

“Ndërsa nis detyrën si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio për besimin e tyre. Gjithashtu dua të falënderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë. Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, si dhe gjatë udhëtimit tim të mëparshëm nëpër Shqipëri, kam përjetuar nga afër se shqiptarët janë një popull jashtëzakonisht mikpritës, punëtorë dhe krenarë”, deklaroi Wendt.

Ambasadori bëri të ditur se gjatë muajve të ardhshëm, Ambasada Amerikane do të zhvillojë një proces vlerësimi për të përcaktuar drejtimet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në kuadër të këtij procesi, Wendt paralajmëroi vizita në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe takime me përfaqësues të institucioneve, politikës, ushtrisë, biznesit dhe sistemit të drejtësisë.

“Gjatë muajve të ardhshëm nën drejtimin tim si Ambasador, Ambasada e SHBA-së do të zhvillojë një proces vlerësimi që do të ndihmojë në formësimin e rrugës sonë përpara. Si pjesë e këtij vlerësimi, pres me padurim të udhëtoj në vende të ndryshme në Shqipëri. Siç është praktika standarde diplomatike, unë do të marr pjesë në takime të shumta me udhëheqësit e ndryshëm politikë që ju keni zgjedhur, si dhe me zyrtarët tuaj të qeverisë, udhëheqësit ushtarakë, udhëheqësit e bizneseve, drejtuesit ligjorë dhe udhëheqës të tjerë”, u shpreh ambasadori.

Wendt identifikoi tri fusha kryesore ku synon të përqendrojë bashkëpunimin gjatë mandatit të tij: forcimin e mbrojtjes, rritjen e prosperitetit ekonomik dhe garantimin e sigurisë.

“E para është rritja më e fortë. Ne rritemi më fort ndërsa ndërtojmë aftësi të vërteta mbrojtëse dhe mbajmë peshën tonë të drejtë si aleatë. E dyta është rritja drejt më shumë prosperitetit. Ne do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë me përfitim të ndërsjellë për amerikanët dhe shqiptarët. E treta është rritja e sigurisë. Ne do të punojmë së bashku kundër krimit transnacional dhe për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët amerikanë dhe shqiptarë, me synimin për të identifikuar mënyra të reja bashkëpunimi.

“Së bashku do të diskutojmë si mënyrat e vjetra ashtu edhe mënyrat e reja e krijuese se si mund të punojmë së bashku në mënyrë efektive në të ardhmen”, u shpreh Wendt.

Ambasadori shprehu vlerësimin për historinë dhe mikpritjen shqiptare, duke nënvizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ndërsa kryejmë këtë vlerësim gjatë muajve të ardhshëm dhe zhvillojmë këtë rrugë më të fortë, më të begatë dhe më të sigurt përpara, unë gjithashtu pres me padurim të mësoj më shumë rreth popullit të Shqipërisë, më shumë rreth historisë suaj krenare, dhe të përjetoj edhe një herë personalisht mikpritjen tuaj legjendare. Në të vërtetë ndihem i nderuar dhe i bekuar që mund të shërbej në Shqipëri si Ambasador i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë një histori të fuqishme, miqësi dhe respekt të thellë të ndërsjellë. Së bashku, mund t’i realizojmë gjërat realisht. Ne ecim së bashku. Shkojmë së bashku”, theksoi ambasadori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.