Rajoni
4 000 migrantë në Pire’ i drejtohen kufirit me Maqedoninë
Rreth 4 000 migrantë zbarkuan sot në mëngjes në Pire’ (Greqi), shumica e tyre të vendosur për të vijuar rrugën drejt kufirit greko-maqedonas, në Idomeni, për të udhëtuar më pas në Evropë, pavarësisht filtrimit të kombësive, shkak i bllokimit prej një jave të personave të refuzuar, bëri të ditur media.
Pavarësisht një bllokimi të pjesshëm që nuk kursen veçse shtetasit sirianë, afganë dhe irakianë, Sarami, një gjeolog iranian, 30 vjeç, nuk dëshiron të ndryshojë rrjedhën e planeve të tij.
“Unë do të nisem drejt Maqedonisë dhe më pas do të shoh se çfarë mund të ndodhë atje”, tha ai për median.
“Ne do të shkojmë në Maqedoni”, pohoi me një anglishte jo të mirë një çift i ri iranian duke mbajtur në krah foshnjën e tyre.