☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.47 ▲0.09%
ARI 4,539 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,366 ▲ +8.08% ETH $2,239 ▲ +17.44% XRP $1.1020 ▲ +10.28% SOL $84.7100 ▲ +10.49%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.47 ▲0.09 % ARI 4,539 ▼0.15 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.47 ▲0.09 % ARI 4,539 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bundesliga

5 objektivat e Bayern për merkaton e verës. Një rikthim, dy emra të sprovuar dhe dy yje të rinj

Bayern Munich ka filluar që tani nga puna për të finalizuar lëvizjet që ka në plan për merkaton e verës. Bavarezët kanë një ekip të kompletuar, por që ka nevojë për disa ndërhyrje në disa pozicione.

Së pari, Bayern ka vendosur për rikthimin e Noel Aseko, mesfushorin difensiv i cili shëklqeu te Hannover 96 në këtë sezon. Rikthimi i 20-vjeçarit do t’i kushtojë Bayernit vetëm 1.4 milionë euro.

Anthony Gordon është objektivi kryesor i Bayern Munich për krahun e majtë, dhe sipas Talksport, anglezi ka rënë dakord për kushtet personale me klubin bavarez. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Newcastle. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë Gordon mbi 75 milionë euro.

Dusan Vlahovic shihet si një mundësi e mirë për të forcuar sulmin, pasi Nicolas Jackson nuk ka bindur aspak dhe do të largohet në fund të sezonit. Sulmuesi serb shihet si një mundësi e mirë për të zëvendësuar Harry Kane, në rastet kur anglezi duhet të pushojë.

Përveç emrave të sprovuar si Gordon dhe Vlahovic, Bayern është i vëmendshëm edhe ndaj yjeve të rinj. I pari është Givairo Read, i cili ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Bayern është gati të paguajë 30 milionë euro për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë 19-vjeçar.

Një tjetër emër i ri është edhe Kennet Eichhorn, mesfushori i Hertha Berlin. 16-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhshme të madhe dhe klauzola e tij e largimit është 12 milionë euro. Bayern nuk do që ta humbë këtë rast dhe është gati të paguajë klauzolën e tij.

Më pas mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të huazohet diku tjetër për të fituar më shumë përvojë apo do të provohet direkt në ekipin e parë të bavarezëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.