☁️
Tiranë 24°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.71 ▲3.89%
ARI 4,150 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,863 ▼ -1.3% ETH $2,560 ▼ -1.92% XRP $1.4113 ▼ -3.51% SOL $114.9000 ▼ -2.83%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.71 ▲3.89 % ARI 4,150 ▲0.21 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.71 ▲3.89 % ARI 4,150 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

Gjykata daneze vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje; të dy vazhdojnë të jenë të akuzuar dhe mohojnë fajësinë

Dy zyrtarët korrektues nga Kosova, të akuzuar për sulm ndaj një të burgosuri në burgun Vestre në Kopenhagë, janë liruar pas seancës paraprake të mbajtur të mërkurën, siç njofton Klan Kosova.

Sipas medias daneze “Avisen”, gjykatësi ka vlerësuar se nuk ekziston rreziku që ata të arratisen, pasi janë të punësuar nga Shërbimi Danez i Burgjeve dhe jetojnë në Danimarkë. Megjithatë, të dy vazhdojnë të jenë të akuzuar dhe e mohojnë fajësinë, raportojnë mediat daneze DR dhe TV 2.

Sipas aktakuzës, incidenti ka ndodhur më 5 tetor. Dy zyrtarët dyshohet se, në bashkëpunim dhe me marrëveshje paraprake, e kanë goditur disa herë të burgosurin me grushte në fytyrë dhe trup. Sipas policisë, të cituar nga TV 2, njëri prej zyrtarëve dyshohet se e ka shtyrë të burgosurin në shtrat dhe e ka goditur në fytyrë, ndërsa tjetri e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë dhe trup. Të dy ishin arrestuar më 6 tetor.

Drejtoresha e Shërbimit Danez të Burgjeve, Ina Eliasen, tha se rasti ka ngritur pyetjen nëse trajnimi dhe praktika e zyrtarëve nga Kosova janë të mjaftueshme, duke shtuar se deri tani përvojat kanë qenë të mira dhe rastin e cilësoi si një incident të izoluar.

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve në Kosovë është arritur në vitin 2021; sipas planit aktual, dhomat e burgjeve në Kosovë pritet të fillojnë të përdoren në fund të vitit 2027 ose, më së voni, në fillim të vitit 2028.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.