“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se m
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para hyrjes në Kuvend, deklaroi se kryeministri Edi Rama “po ushtron terror” ndaj deputetëve socialiste për votimin e Reformës Territoriale.
“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën. Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm. Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë. Megjithatë, ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet. Po ushtron terror në Kuvend, po i bën presion “ti ke marrë këtë favor”, “ti ke marrë këtë koncesion…”, tha Berisha.
“Ne i kemi thirrur demokratët, por protesta është e qytetarëve. Ka protestues nga gjithë Shqipëria, të të gjitha partive, pa simbole partiake. Do jetë protestë e njerëzve që shohin se interesat e tyre po shkelmohen në mënyrë kriminale”, shtoi kreu demokrat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.