Politika

6 kandidatë në garën për kreun e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Komisioni parlamentar i Medias nisi sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar(KDRTSH).
PEZANë fillim të mbledhjes nënkryetari i komisionit, Alfred Peza i bëri sërish thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend për të përmbushur detyrimet e saj.“Sot hapim procedurat për kreun e bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në garë kanë mbetur 6 kandidatë, pasi 3 janë dorëhequr dhe ata janë: Kristaq Traja, Blerim Kola, Andi Kananaj, Basir Çollaku, Adrian Thano dhe Artan Mullaj”, tha nënkryetari Peza.

Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Në këtë post drejtues të RTSH-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button