67-vjet Forcë Ajrore, Xhaçka: Misioni mbrojtja e sovranitetit. Po a mbrohet sovraniteti me helikopterë?
Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbush dje 67 vjeç. Ajo është krijuar në vitin 1951 dhe kanë dhënë jetën 41 pilotë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në Komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.
“Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi”, u shpreh në fjalën e saj ministrja Xhaçka.
Po a mbrohet sovraniteti me helikopterë?



