Politika

7 Marsi, Basha: Mësuesit në vështirësi, shkak padrejtësitë e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi të gjithë mësuesit për festën e tyre, ndërsa përcolli shqetësimet e mësuesve për shkak të padrejtësisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.
basha“Çdo 7 mars është një thirrje për kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, se sa u detyrohemi mësuesve tanë. Unë dua t’i uroj nga zemra për festën sot, por dua të ndaj gjithashtu shqetësimet e mëdha që ata kanë”, shprehet Bsha në një postim në rrjetin social Facebook.
Mësuesit shqiptarë, shkruan Basha, janë sot nën një trysni të vazhdueshme nga qeveria, nën një pasiguri permanente që ka krijuar terror dhe ka hequr qetësinë e nevojshme që ata të ushtrojnë profesionin. Testimi i tyre sipas tekave të qeverisë, nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet për të larguar masivisht mësuesit nga puna, dhe për të krijuar vende për militantët e pushtetit.
Sipas kreut të opozitës, në krye të drejtorive arsimore janë vendosur persona që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e edukimit e arsimimit dhe rasti i Lushnjes e tregoi se punësimi i mësuesve jo vetëm është kthyer në biznes për drejtuesit e korrupsionit rilindas, por për fat të keq edhe në skllavëri seksuale.
“Urimet e 7 marsit do të ishin hipokrizi pa vënë në pah vështirësitë dhe sfidat e mësuesve, jo për shkaqe objektive, por për shkak të padrejtësisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë. Ne jemi dhe do të jemi në krah të mësuesve, dhe kur ora e përgjëgjesisë sonë qeverisëse të vijë do të ketë trajtim dhe vëmendje për ta çdo ditë të vitit. Ky është 7 marsi më i keq për ta, por shqiptarët dhe mësuesit e tyre do të dinë ta ndalin të keqen”, përfundon Basha postimin në FB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button