🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,411 ▼0.3%
DOW 49,932 ▼0.16%
NASDAQ 26,167 ▼0.39%
NAFTA 100.05 ▲1.82%
ARI 4,520 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,183 ▼ -0.04% ETH $2,131 ▲ +0.02% XRP $1.3611 ▼ -0.66% SOL $86.3200 ▲ +0.56%
S&P 500 7,411 ▼0.3 % DOW 49,932 ▼0.16 % NASDAQ 26,167 ▼0.39 % NAFTA 100.05 ▲1.82 % ARI 4,520 ▼0.34 % S&P 500 7,411 ▼0.3 % DOW 49,932 ▼0.16 % NASDAQ 26,167 ▼0.39 % NAFTA 100.05 ▲1.82 % ARI 4,520 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Kosova

7 qershori, Diaspora nis votimin/ Kosovarët nga 22 shtete të botës mund të “postojnë” vullnetin e tyre

Kjo e enjte shënon edhe nisjen e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Me postë për këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues.

Sipas KQZ-së, çdo pako që është nisur nga Kosova drejt vendeve ku ka votues është individuale dhe secila prej tyre përmban: Udhëzuesin për procedurën e votimit; fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes.

Sipas KQZ-së, në çdo dërgesë postare operatori ekonomik ka vendosur nga një numër të veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.

Votimi përmes postës do të përfundojë më 6 qershor, ndërsa KQZ u ka bërë thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim, në mënyrë që të arrijë me kohë në kutinë postare dhe më pas të tërhiqet për t’u sjellë në Kosovë për numërim.

Për votimin me postë jashtë Kosovës, KQZ ka funksionalizuar kutitë postare në 22 shtete, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër. Po ashtu, është funksionale edhe kutia e përhershme postare KQZ-së në Kosovë.

Diaspora mund të votoj edhe përmes votimit fizik me datë 6 qershor në kosullata dhe ambasada.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat nacionale brenda 16 muajsh, ndërsa vendi është zhytur në një nga krizat e tij më të gjata politike që nga pas lufta, duke bllokuar po ashtu të gjitha proceset e jashtme të vendit, përfshirë fondet nga plani i rritjes i Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.