☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,042 ▲ +0.3% ETH $2,512 ▲ +0.97% XRP $1.4088 ▲ +2.07% SOL $110.5100 ▲ +0.9%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Studentët e Juridikut të UP-së shpallen fitues të garës “ELSA Albania Negotiation Competition”

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dion Ejupi, Armira Muçolli dhe Agnesa Misini, janë shpallur fitues të garës “ELSA Albania Negotiation Competition (ENC)”, një garë akademike e fokusuar në simulimin e negociimit të mosmarrëveshjeve civile dhe komerciale.

Gara simulon procese reale negociatore, ku ekipet përfaqësojnë palë hipotetike me interesa të kundërta dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje sa më të favorshme për klientin e tyre, përmes aftësive juridike, strategjisë negociuese dhe bashkëpunimit ekipor.

Gara është organizuar nga ELSA Albania, si degë e Shoqatës Evropiane e Studentëve të Drejtësisë (“*ELSA*”), në bashkëpunim me Frost and Fire Consulting dhe Ivanaj Foundation ne Shqipëri, dhe ka mbledhur ekipe studentësh nga universitetet shqipfolëse të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Veçanërisht i rëndësishëm mbetet fakti se ekipi i Universitetit të Prishtinës është formuar me vetiniciativë të vetë këtyre tre studentëve, të cilët kanë organizuar në mënyrë të pavarur të gjithë përgatitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në garë.

Përmes punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit tërësisht vetanak, ata arritën të përfaqësojnë me sukses Fakultetin Juridik dhe Universitetin e Prishtinës në këtë garë rajonale, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, aftësi negociuese dhe kulturë juridike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.