☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,042 ▲ +0.3% ETH $2,512 ▲ +0.97% XRP $1.4088 ▲ +2.07% SOL $110.5100 ▲ +0.9%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi e Tahiri vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me ish-deputetin Abelard Tahiri, kanë zhvilluar vizita të ndara në Hagë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas vizitës, Krasniqi ka deklaruar se qëllimi i takimeve ishte për të qenë pranë Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në këtë fazë të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

“Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se mesazhi kryesor i vizitës ishte mbështetja morale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin në Hagë.

“Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, është theksuar në deklaratë.

Në reagim, Krasniqi ka treguar edhe gjendjen e ish-presidentit Thaçi dhe bashkëpandehurve të tij, duke thënë se ata po ruajnë forcën, qetësinë dhe optimizmin në këtë proces gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.