Politika

70 vjetori i Holokaustit-Meta: Shqipëria inkurajon krijimin e një entiteti të përbashkët parlamentar

-Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta, merr pjesë në tryezën e Kryetarëve të Parlamenteve me rastin e ceremonisë së 70-të Përkujtimore të Holokaustit në Pragë-

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-merr-pjesë-në-tryezën-e-Kryetarëve-të-Parlamenteve-me-rastin-e-Ceremonisë-së-70-të-Përkujtimore-të-Holokaustit-në-PragëMe rastin e ceremonisë së 70-të përkujtimore të Holokaustit zhvilluar këtë javë në Pragë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të kryeparlamentarëve drejtuar prej Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij u shpreh se “në Evropë, sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por ç’është më e rëndësishmja ne duhet t’u mësojmë brezave të rinj si të parandalojnë goditjen e të ardhmes tonë nga mentalitetet raciste që ushqejnë kushtet e nevojshme sociale për akte dhune kriminale ose anti-Semitike. Pasiguria sociale, papunësia, emigracioni në rritje dhe pasiguria për të ardhmen, kanë shkaktuar një intolerancë të rrezikshme, si dhe lëvizje politike ekstreme, të cilat duhet t’i shohim me shumë shqetësim”.

Gjithashtu, Meta tha se “ndihet krenar që përfaqëson Shqipërinë, vendin ku në fund të luftës kishte më shumë hebrenj se para saj, pasi pothuajse të gjithë hebrenjtë që gjatë pushtimit nazist jetonin brenda kufijve të Shqipërisë, ata me origjinë shqiptare, si dhe refugjatët nga vende të tjera, u shpëtuan. Shqipëria inkurajon krijimin e një entiteti të përbashkët ku parlamentet mblidhen për të shtuar komunikimin e tyre dhe ku të gjithë të mund të shkëmbejmë eksperiencat tona, duke ofruar propozime legjislative, për të garantuar që ajo çfarë ka ndodhur në të shkuarën të jetë e paimagjinueshme për të ardhmen tonë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button