☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.10 ▲2.39%
ARI 4,678 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,587 ▼ -1.22% ETH $2,090 ▼ -2.59% XRP $1.3124 ▼ -2.4% SOL $79.1500 ▼ -3.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Keshilla

8 arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, si duhet të veproni

Është normale pas një dite të gjatë të ndiheni të lodhur, por kur kjo gjendje vazhdon për shumë kohë situata është shqetësuese dhe nuk duhet ta neglizhoni.

Ndonëse nuk është një sëmundje, ndjesia e lodhjes njësoj si këto të fundit mund të shndërrohet në kronike dhe pas saj mund të fshihen shumë arsye.

Stili i jetesës, mungesa e gjumit, veprimtaria sportive mund të na shterojnë energjitë, por ajo që nuk dimë është se gjëra edhe më të thjeshta si dehidratimi, apo mungesa e hekurit mund të na lodhin edhe duke ndenjur shtrirë.

Më poshtë do të lexoni arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës:

1.Sëmundjet si: Anemia, hiperaktiviteti i tiroideve, diabeti, depresioni artriti rheumatoid mund të na krijojnë gjendje debulese duke na shteruar energjite.

2.Dehidratimi
Trupi i njeriut ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë çdo funksion. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo gjë do të ndikojë në metabolizmin tuaj duke e ngadalsuar.

3.Temperatura e ambientit është shumë e lartë
Nëse jeni duke qëndruar në një dhomë të nxehtë me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

4.Vuani nga alergjitë
Hundë të zëna, kruajtje fyti , teshtima… Kjo gjendje alergjie duket se shteron çdo grimë energjie nga trupi juaj.

5.Çrregullime të tiroideve
Nëse ndiheni të lodhur çdo moment të ditës dhe pse mund të keni ngrënë apo të keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë shenjë e çrregullimeve të tiroideve.

6.Keni nevojë për hekur
Mungesa e këtij minerali kaq të rëndësishëm ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe energjinë tuaj.

7.Drita e diellit
Nëse trupi juaj nuk përthith rrezet e diellit për të paktën 30 minuta në ditë, kjo gjë do të reflektohet me lodhje dhe ndjesi të këputjes.

8.Mbiekspozimi ndaj dritës artificiale
Nëse shpenzoni shumë kohë përpara pajisjeve elektronike, këto të fundit do të “vjedhin” të gjithë energjinë tuaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.