🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▲1.33%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,818 ▼ -4.76% ETH $1,908 ▼ -4.44% XRP $1.2293 ▼ -5.07% SOL $75.8000 ▼ -6.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Sporti

90 minutat e fundit të Kategorisë së Parë, Skënderbeu-Laçi dhe Luftëtari-Pogradeci në RTSH

Java e fundit e sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë premton emocione deri në sekondat e fundit, aty ku si gara për titullin kampion, ashtu edhe beteja për mbijetesë, mbeten totalisht të hapura.

Pas 32 javësh të luajtura, Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, por tani përballja mes tyre vlen më shumë se krenaria. Në lojë është titulli kampion i Kategorisë së Parë, si edhe shpërblimi prej 50 milionë lekësh për skuadrën fituese.

Sfida vendimtare mes Skënderbeut dhe Laçit do të zhvillohet të hënën dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport, në një duel që pritet të mbajë të gozhduar tifozët para ekranit. Korçarët kryesojnë me 77 pikë, vetëm një më shumë se kurbinasit me 76, çka e kthen këtë përballje në një finale të vërtetë sezoni.

Ndërkohë, edhe në fundin e tabelës situata është dramatike. Katër skuadra luftojnë për të shmangur rënien, me diferenca minimale dhe me çdo gol që mund të peshojë fatin e sezonit. Lushnja, Apolonia, Kukësi dhe Luftëtari do të kërkojnë shpëtimin në 90 minutat e fundit.

Këto janë takimet e javës së fundit, ku ditën e dielë do të zhvillohen 5 përballjet e fundit të sezonit, ku Luftëtari-Pogradeci do të keni mundësi ta ndiqni në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.