Kronika

Veliaj prezanton trasnformimin e Tiranës në eventin TEDx

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj theksoi në fjalimin e mbajtur në rrjetin ndërkombëtar të folësve publikë TED, se projektet në të cilat është investuar bashkia në thuajse dy vite, kanë marrë shtysë nga fëmijët, ku shembull mori këndin e lojërave të ndërtuar tek parku i Liqenit dhe këndet e vogla nëpër lagjet e Tiranës.

“Kështu projektuam një park kombëtar lodrash dhe thamë se do të ndërtojmë aty parkun më të mirë të lodrave në të gjithë Europën Lindore. Është e habitshme rezistenca që u bë për ta penguar këtë. Në 100 ditët e ndërtimit të këtij parku lodrash, patëm 78 protesta të dhunshme. Por, urdhëri im ishte i qartë: çdo ditë ata shkatërrojnë, çdo ditë ne ndërtojmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri prezantimin e tij në takimin e përvitshëm të folësve më të mirë publikë me temën “Superheronjtë urbanë: një qytet i transformuar nga fëmijët”. Kryebashkiaku i Tiranës tha se Tirana ishte dhe është një qytet me shumë probleme. Punët e administratës së bashkisë në dy vitet e fundit për ndryshimet në Tiranë, sipas Veliajt, nisën të realizohen pikërisht nga dëshira e femijeve.

“Kur ne u zgjodhëm për të drejtuar, ishte shumë emocionuese që pasi kishim drejtuar një fushatë shumë argëtuese, plot me energji pozitive, erdhi dita e parë e punës. Po tani, çfarë do të bëjmë, nga do t’ia nisim? Kur je duke drejtuar një qytet, të gjithë përpiqen të të japin mendje sesi mund të bëhen gjërat, por nëse ti nuk ke miliarda euro, nuk je anëtar i Bashkimit Europian, nuk ke mbështetje nga jashtë, nga t’ia nisësh?”, tha Veliaj.

Në eventet e përvitshme TEDx marrin pjesë politikanë, studiues, muzikantë, shkencëtarë dhe arkitektë nga e gjithë bota, të cilët sjellin eksperienca të ndryshme për çështje të ndryshme me fjalimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button