Te ndryshme

Si të dallojmë një grip të zakonshëm nga koronavirusi?

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për përhapjen e koronavirusit dhe për gjëndjen në Shqipëri.

Sipas Piperos, në vendin tonë sivjet gripi ka pasur dëme të mëdha në krahasim me vitet e tjera. Mjeku sqaron se si mund të dallojmë një grip të thjeshtë nga koronavirusi.

“Në kemi epideminë e gripit edhe është kudo në hemisferën tonë. Si vjet gripi ka pasur dëme më të mëdha në krahësim me vitet e tjera. Virusi kryesor qarkullues ka qenë A H1N1 i quajtur dikur edhe gripi i derrit dhe nga statistikat dëshmohet se dëmi që bën A H1N1 në raport me koronavirusin është disa herë më i madh. Të dyja sëmundjet qoftë ajo e shkaktuar nga A H1N1 dhe qoftë ajo e shkaktuar nga viruset e tjera gripale, qoft edhe nga koronavirusi, në fazat e para ngjajnë të gjitha me njëra tjetrën.

Kanë shenja të njejta. Që do të thotë kanë temperaturë, kanë kollën, dhimbje koke, dobësi trupore, nuk ka rrjedhje hundësh koronavirusi, por që ka gripi i zakonshëm. Dhimbje muskulare etj dhe për 2-3 ditë përmirësohet. Diferencën e gripeve të zakonshme me koronavirusin e bën vështirësia në frymëmarrje. Ne e quajmë një shenjë shumë të rëndësishme klinikisht dalluese nëse kemi të bëjmë më një grip të zakonshëm apo me një koronavirus. Nëse një person ka temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe ka një histori udhëtimi, atëhere ky person ka të gjitha gjasat që të jetë pozitiv me koronavirusin”, shprehet mjeku Pipero

Related Articles

Comente

  1. Gripi eshte neper kembe ashtu sic cdo virus tjeter ne dimer. Covid-19 nuk ka ikur akoma dhe eshte midis nesh. Problem eshte varianti I ri I cili po perhapet me nje ritem te shpejte e te frikshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button