Home / Teknologji / Microsoft Office do ta ndryshojë emri

Microsoft Office do ta ndryshojë emri

Microsoft Office ka qenë një emër i madh në tregun e produktivitetit për disa dekada, por gjiganti me bazë në Redmond ka vendosur që t’i jap një emër të ri.

Së shpejti, paketa Microsoft Office do të riemërtohet si “Microsoft 365”.

Ashtu siç u dallua nga Ars Technica, Microsoft njoftimin për ndryshimin e emrit e bëri në ueb-sajtin e Microsoft 365, raporton makeuseof.com, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i bërë përmban një FAQ të dobishëm që u përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me këtë ndryshim.

Microsoft deklaron se ata planifikojnë që ta bëjnë këtë ndryshim gjatë muajit nëntor të këtij viti, kështu që nuk do të vonojë edhe shumë deri sa Office të marrë ndryshimin e tij.

Në njoftimin e bërë, Microsoft u treguan të shpejt duke shtuar se kjo nuk do të thotë se do të largohet paketa e aplikacioneve duke përfshirë këtu Word, PowerPaint, Excel dhe aplikacione të tjera.

Kompania në fakt vetëm dëshiron që ta sjellë Office nën ombrellën e saj të Microsoft 365.

Ndryshimi i emrit gjithashtu nuk do t’ju pengojë të blini dhe shkarkoni paketën ekzistuese të Office 2021.

Leave a Reply

%d bloggers like this: