Home / Sporti / KATAR 2022 – Brazilianët futboll brilant dhe samba kundër Koresë së Jugut

KATAR 2022 – Brazilianët futboll brilant dhe samba kundër Koresë së Jugut

Brazili siguroi mbreme një vend në çerekfinale, pasi mundi thellë dhe me mjaft lehtësi Korenë e Jugut me rezultatin 4-1.

Të gjithë golat e Selecaos u shënuan në pjesën e parë duke filluar me Junior (7′), pastaj me një penallti nga Neymar (13′) dhe më pas me Richalison (29′) dhe Paqueta (36′).

Për t’u shënuar është festimi i golave të brazilianëve, me sambën e tyre të famshme.

Sidoqoftë, goli më i bukur i ndeshjes ishte ai i koreano-jugorit, Paik (76′) pas një gjuajtjeje nga distanca.

Brazili do të përballet të premten në mbrëmje (20:00h) për një vend në gjysmëfinale me Kroacinë, që eliminoi Japoninë (1-1) pas gjuajtjes së penalltive./ a.jor.

Leave a Reply

retroeffekt.dk
%d bloggers like this: