Home / Sporti / KATAR 2022 – Penalltitë çojnë në shtëpi japonezet

KATAR 2022 – Penalltitë çojnë në shtëpi japonezet

Kroacia shkoi dje pasdite në çerekfinale duke mposhtur Japoninë me penallti.

Të ashtuquajturit ”samurajt blu” iu afruan suksesit pasi e mbyllën ndeshjen  me rezultatin 1-1 (1-0).

Golin e parë e shënuan japonezët me Daizen Maeda (43′). Pas një goditje nga këndi, Maeda shënoi me një kthesë të rrufeshme para portës, duke mundur portierin Livakoviç.

Golin e kroatëve e shënoi Ivan Perishiç (55′), i cili me një goditje të përsosur me kokë nga një kros i Lovren nuk i lë asnjë shans portierit Gonda.

Japonezët, pas suksesit të tyre të papritur kundër Gjermanisë dhe Spanjës në fazën e grupeve, tashmë janë të eliminuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: