Home / Ekonomia / Shqipëria e Kroacia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve

Shqipëria e Kroacia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve

Shqipëria dhe Kroacia kanë finalizuar me sukses marrëveshjen kuadër dhe atë administrative për njohjen e pensioneve të qytetarëve në të dy vendet.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore u nënshkrua në Kroaci

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve.

Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive.

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: