Politika

Rama-opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, ata folën qartë në zgjedhjet e 14 majit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se, qytetarët shqiptarë e kanë mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit më shumë se asnjëherë më parë.

“Jam shumë i impresionuar nga kurajoja e parafolësve për ta adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarët dhe ata të cilët shqiptarët i mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur, nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve”, theksoi Rama, në fjalën e tij në Kuvend.

Kryeministri Rama tha se, “flitet në emër të Shqipërisë që braktisën politikën, zgjedhjet, apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Por pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne kanë braktisur një pjesë nga ne”.

“Për sa i takon pjesës që së bashku me të gjithë deputetët e majtë që unë përfaqësoj shqiptarët, jo vetëm që nuk na kanë kanë braktisur, por na kanë mbështetur me shumë se asnjëherë më parë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “kjo bëhet edhe më e rëndësishme, po të kemi paarsysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Në zgjedhjet vendore dihet botërisht për të gjithë ata që ndjekin historikun e tyre dhe historikun e shifrave, partitë e mëdha bien tek vota për subjektin politik dhe partitë e tjera rriten tek vota për subjektin politik, si rezultat i një numri shumë të madh kandidatësh për këshilla dhe një vote që sa më shumë të shkosh në komunitete të vogla është e lidhur me personin”.

Këtë herë, vijoi Rama, ka ndodhur ndryshe, prandaj braktisësit e të gjithë moshave, përfshirë edhe të rinjtë, kërkojini tek mënyra si e kuptoni këtë botë, si e lexoni Shqipërinë, si e interpretoni situatën në Shqipëri dhe si flisni për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Kjo është një këshillë e pakërkuar që unë ua kam dhënë që në seancën e parë të Kuvendit të mandatit tonë të parë kur paraqita programin tonë për herë të parë. Fjalëmarrësi i parë pas fjalës sime kërkoi dorëheqjen e qeverisë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button