🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 14 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 101.54 ▲0.51%
ARI 4,711 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $79,421 ▼ -2.25% ETH $2,256 ▼ -2.24% XRP $1.4305 ▼ -2.19% SOL $90.4200 ▼ -5.33%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.54 ▲0.51 % ARI 4,711 ▲0.1 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.54 ▲0.51 % ARI 4,711 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Nuk votojmë rritjen e pagave, procesi të fillonte me minimumin jetik prej 200 eurosh

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “nuk do e votojë projektligjin për rritjen e rrogave”.

Sipas tij, “procesi duhej të fillonte me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh, por Rama dyfishoi pagat e zyrtarëve të lartë”.

Në një prononcim për mediet, në ambientet e jashtme të Kuvendit, Berisha tha se, “një farsë e turpshme me përmasa cinike, të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament. Pasi mashtroi shqiptarët, duke paraqitur rrogën e Presidentit, të admiralit dhe të Rezartit, të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 milionë lekë rritje, solli në parlament një ligj, në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1 përqind ose minus 1 përqind”.

“Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi, tejkalon çdo cak. Kam qenë dhe do të jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin, se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq”, nënvizoi Berisha.

Berisha u shpreh se, “kam insistuar që ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate të rëndë, këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri”.

“Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme. Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave. Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Ne nuk do e votojmë”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me mundësinë e rikthimit të Bashës në krye të PD-së, Berisha tha se, “Basha bën çfarë thotë Rama, nuk kam asnjë lloj interesi. Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për agjendën e tij, agjendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam”.

Më tej Berisha tha se, “zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces. Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.