Politika

Rama takon Glover: OSBE/ODIHR ndihmë të çmuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti sot në një takim në selinë e PS-së shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover.

Të pranishëm në takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Temat qendrore të diskutimit ishin mbarëvajtja e procesit zgjedhor, që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ku vijon puna në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në takim u diskutua edhe për raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, si dhe ndihmesën e çmuar të Prezencës së OSBE-së për institucionet në rrugën e reformave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button