☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.75 ▲1.85%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.38% XRP $1.3320 ▲ +2.34% SOL $102.6700 ▲ +2.72%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

A do të hynte Ramush haradinaj në koalicion me Albin Kurtin, kjo është përgjigja

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me liderin e Vetëvendosjes duke thënë se do të mbetet në opozita dhe duke përsëritur se Albin Kurti është mashtrues. Megjithatë, kreu i AAK’së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm, raporton Express.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve për rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Haradinaj shpreson se me votat me kusht dhe të diasporës, koalicioni AAK-PSD do të marrin rreth 100 mijë vota, derisa ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara partia e tij ka shënuar rritje.

Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por se nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.

I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj ka thënë se dihet qëndrimi i tij për kreun e VV’së, Albin Kurtin. Ka thënë se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet.

“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep bvesim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.