🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼0.11%
DOW 52,392 ▼0.9%
NASDAQ 26,072 ▲0.24%
NAFTA 102.16 ▲2.7%
ARI 4,016 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,620 ▲ +0.16% ETH $2,405 ▲ +0.4% XRP $1.3093 ▼ -0.74% SOL $104.5600 ▲ +0.21%
S&P 500 7,655 ▼0.11 % DOW 52,392 ▼0.9 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.16 ▲2.7 % ARI 4,016 ▼1.1 % S&P 500 7,655 ▼0.11 % DOW 52,392 ▼0.9 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.16 ▲2.7 % ARI 4,016 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kosova

A do të kapërcehet kriza në Kosovë? Opozita e gatshme për bashkëpunim, analistët skeptikë

Partitë opozitare janë shprehur të gatshme për bashkëpunim dhe kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve. Ato kanë deklaruar se nuk kanë vija të kuqe për bashkëpunim me partitë shqiptare, me përjashtim të Listës Serbe. Ndërkohë, çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga temat kryesore të diskutimit. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon ta konsiderojë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente si pikënisje të çdo diskutimi politik.

Ky ishte mesazhi i parë i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dielën pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve. “Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, përveç Listës Serbe. Për ne është e rëndësishme që vendi të ketë institucione funksionale”, deklaroi Abdixhiku. Bartësja e listës së LDK-së dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, u shpreh më e prerë sa i përket kësaj çështjeje. “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që të më refuzojë mua për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës”, tha Osmani. Megjithatë, të hënën, në një postim në Facebook, teksa falënderoi qytetarët për mbështetjen, ajo theksoi se emri i saj “as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve”.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila mbetet forca e dytë politike dhe partia më e madhe opozitare, doli në konferencë për media, ku kryetari i saj, Bedri Hamza, tha se partia kishte pritur rezultat më të mirë, por tani prioritet mbetet bashkëpunimi institucional. Analistët politikë vlerësojnë se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje përbën një sinjal pakënaqësie të qytetarëve ndaj të gjitha partive politike. Analisti politik Albinot Maloku vlerëson se një nga sfidat kryesore në procesin e negociatave mbetet qëndrimi i LDK-së lidhur me postin e presidentit. “Në deklarimet e tyre pati mesazhe të forta, por nëse thuhet se pikënisja e një marrëveshjeje është kandidatja jonë për presidente, ndërsa njëkohësisht thuhet se nuk ka vija të kuqe, këto dy qëndrime nuk përputhen. Kur nuk ka vija të kuqe, alternativat duhet të mbeten të hapura dhe nuk mund të përcaktohet paraprakisht një pikënisje e detyrueshme”, tha Maloku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.