☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,512 ▲0.92%
DOW 52,277 ▲0.84%
NASDAQ 25,862 ▲1.39%
NAFTA 84.43 ▲2.36%
ARI 4,075 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,504 ▲ +1.69% ETH $1,927 ▲ +1.5% XRP $1.1588 ▲ +4.23% SOL $77.9100 ▲ +0.53%
S&P 500 7,512 ▲0.92 % DOW 52,277 ▲0.84 % NASDAQ 25,862 ▲1.39 % NAFTA 84.43 ▲2.36 % ARI 4,075 ▲1.46 % S&P 500 7,512 ▲0.92 % DOW 52,277 ▲0.84 % NASDAQ 25,862 ▲1.39 % NAFTA 84.43 ▲2.36 % ARI 4,075 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Kosova

A do t’i marrë Kosova fondet nga Plani i Rritjes? Komisioni Evropian po vlerëson raportin

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, pas dorëzimit të kërkesës për pagesë nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se 15 korriku 2026 ishte afati i fundit për partnerët që të dorëzonin raportet mbi zbatimin e hapave të paraparë në periudhën e katërt të raportimit.

“15 korriku 2026 shënoi afatin e fundit që partnerët të dorëzonin raportet për zbatimin e hapave në kuadër të periudhës së katërt të raportimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, ka deklaruar një zëdhënës i KE-së.

Sipas Komisionit, pas dorëzimit të raporteve ka nisur procesi i vlerësimit të zbatimit të reformave, mbi bazën e të cilit do të merret edhe vendimi për disbursimin e fondeve përkatëse.

“Pas dorëzimit të raporteve, Komisioni tani po vlerëson zbatimin e hapave përkatës të reformave dhe do të vendosë për disbursimet përkatëse”, theksohet më tej në përgjigje.

Komisioni rikujtoi se afati për zbatimin e hapave të reformës në kuadër të periudhës së katërt të raportimit ishte 30 qershori 2026, datë që njëkohësisht shënoi edhe përfundimin e periudhës shtesë për zbatimin e masave që duhej të përfundonin në mesin e vitit 2025.

“Siç u përmend, Komisioni tani do t’i vlerësojë raportet dhe do të përcaktojë disbursimet përkatëse”, thuhet më tej në përgjigjen për Telegrafin.

Po ashtu, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova e ka dorëzuar me sukses kërkesën për pagesë dhe se ajo aktualisht është në proces vlerësimi.

“Mund të konfirmojmë gjithashtu se Kosova e ka dorëzuar me sukses kërkesën e saj për pagesë. Siç u tha, Komisioni aktualisht është duke e vlerësuar atë”, kanë theksuar nga Komisioni Evropian, megjithatë nuk kanë përmend datë të saktë se kur do të bëhet publik vendimi.

Ndryshe, çështja e fondeve të Planit të Rritjes për Kosovën ka qenë në fokus edhe javët e fundit, pas paralajmërimeve se vendi mund të rrezikonte humbjen e rreth 40 milionë eurove nëse nuk përmbusheshin reformat dhe afatet e përcaktuara.

Megjithatë, Komisioni Evropian kishte bërë të ditur se ende nuk kishte marrë një vendim për pezullimin e këtyre fondeve.

Përgjigjja e fundit e Komisionit konfirmon se Kosova e ka dorëzuar kërkesën për pagesë dhe se ajo, së bashku me raportin për zbatimin e reformave, aktualisht është në proces vlerësimi, pas të cilit do të vendoset për disbursimin e këstit përkatës.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro: 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.