“A kishte dijeni Vlora Hyseni për vendndodhjen e Agasit?” Gazetari Koka: SPAK thotë se e dinte
Gazetari, Spartak Koka i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së tij, Koka u shpreh se lidhur me komunikimet e Hysenit me Ergys Agasin lindin shumë pyetje.
Sipas tij, kjo histori nuk duhet “lexuar” si një histori dashurie. Ai theksoi se sipas SPAK, Hyseni e dinte se ku ndodhej Agasi ndërsa ajo ka deklaruar që nuk ishte në dijeni.
“Se nuk mund të themi këtu është një lidhje dashurie dhe s’ka asgjë të keqe. Se zonja Hyseni flet aty, ata duhet të paguajnë. Është një lloj raporti? Po çfarë lloj raporti? Është lidhje influencuese se nuk po aludojmë për pjesën tjetër. Mund të jetë e vërtetë? Absolutisht.
Po zonja të paktën nga deklarimi që ka dalë nga SPAK nuk ka folur për këtë gjë, që të ishte një person me të cilin kishte marrëdhënie. Prandaj kjo histori nuk duhet lexuar mendimin tim si një histori dashurie. Dhe tani ka disa pyetje të cilat ende ne nuk i kemi përgjigje. A ishte marrëdhënie reale dhe e vazhdueshme dhe këtu duhet provuar komunikimet, dëshmitë dhe të dhënat e tjera se vetëm komunikimet nuk na mjaftojnë për ta provuar.
A e dinte Hyseni statusin juridik të zotit Agasi? E dinte. A e dinte ku ndodhej ai? Ajo thotë nuk e dinte. SPAK thotë se e dinte. A i tregoi autoriteteve, të gjitha, nën varësi të kujt është? Në varësi të kryeministrit. A ka ndjekur ajo një procedurë për këtë? Ne nuk e kemi këtë përgjigje sepse zonja Hyseni ka thënë që ai ishte një bashkëpunëtor i shërbimit dhe nëse ishte një marrëdhënie operative pra e zonjës Hyseni me zotin Agasi atëherë duhet të na sqarojë SPAK-u i cili po e heton këtë gjë”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.