Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen
Reshjet e shiut gjatë pasdites së sotme (25 shtator) kanë shkaktuar probleme pranë tunelit në Shkopet, ku masive gurësh dhe dherash janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë në rrugë.
Si pasojë, aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar përkohësisht nga materialet e rëna në rrugë.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë ndërhyrë me një mjet fadromë për largimin e gurëve dhe dherave, me qëllim rikthimin e qarkullimit në këtë segment.
Gjatë ditës së sotme, në këtë aks rrugor janë regjistruar edhe raste të tjera të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në vazhdimësi për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme, informon “ABC News”.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks, veçanërisht për shkak të reshjeve dhe rrezikut të rrëshqitjeve të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.