☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 94.13 ▲2.14%
ARI 4,300 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,582 ▼ -2.8% ETH $2,664 ▼ -2.81% XRP $1.4756 ▼ -7.78% SOL $113.8100 ▼ -3.14%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.13 ▲2.14 % ARI 4,300 ▼0.42 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.13 ▲2.14 % ARI 4,300 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku për trevjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot heroin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në detyrë gjatë sulmit në Banjskë.

Abdixhiku ka thënë se Bunjaku “dha jetën duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Më 24 shtator 2023, në Banjskë, Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës nga një grup terrorist i organizuar, i armatosur dhe i mbështetur nga Serbia”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, Bunjaku ra duke mbrojtur institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

“Afrimi nuk u tërhoq. Nuk u dorëzua. Ai qëndroi aty ku e kërkonte detyra dhe aty ku mbrohej Republika”, ka shkruar ai.

Abdixhiku e ka cilësuar Bunjakun si simbol të institucioneve të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

“Sot, emri i Afrim Bunjakut është më shumë se një emër i skalitur në historinë e Policisë së Kosovës. Ai është simbol i shtetit që mbron qytetarët e vet, i institucioneve që nuk përkulen para dhunës dhe i një Kosove që nuk frikësohet nga askush”, ka thënë ai.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku ka kërkuar gjithashtu që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë.

“Përgjegjësia për këtë akt kriminal i takon jo vetëm autorëve të drejtpërdrejtë, por edhe atyre që e ideuan dhe e nxitën, e të cilët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë”, ka deklaruar kryetari i LDK-së.

Në fund, Abdixhiku ka shprehur nderimin e tij për policin e vrarë në Banjskë.

“Afrim Bunjaku është mishërim i asaj ç’do të thotë t’i shërbesh shtetit me nder. Ai jeton në kujtimin tonë kolektiv si një nga heronjtë më të devotshëm të këtij vendi”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.