Abdul El-Sayed reagon pas komenteve të Trump dhe Vance: Nuk e dija se do të bëhesha protagonist i zgjedhjeve të mesmandatit
Senatori i zgjedhur mysliman i Miçiganit, Abdul El-Sayed, ka reaguar ndaj komenteve të bëra për të nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance gjatë fushatës për zgjedhjet e mesmandatit.
“Nuk e dija se do të më bënin mua protagonist të zgjedhjeve të mesmandatit”, u shpreh El-Sayed, duke theksuar se kandidimi i tij nuk kishte ardhur si përgjigje ndaj sulmeve politike, por nga dëshira për t’i shërbyer shtetit.
“Unë nuk kandidova për këtë, por sepse dua t’i shërbej këtij shteti të madh, në të njëjtën mënyrë siç kam shërbyer në role të ndryshme në fushën e shëndetit publik”, deklaroi ai.
El-Sayed akuzoi kundërshtarët politikë se kishin zhvilluar një fushatë përçarëse, duke u përpjekur qëllimisht të ndanin qytetarët.
“Ata zhvilluan një fushatë shumë të keqe dhe qëllimisht u përpoqën të na përçajnë”, tha ai, duke shtuar se rezultatet tregojnë se sa të bashkuar mund të jenë qytetarët e Miçiganit.
“Ne e hedhim poshtë këtë lloj përçarjeje. Ne besojmë në një politikë që na jep kontroll dhe duam të jemi në gjendje të paguajmë për benzinën dhe ushqimin tonë. Nuk është aq e vështirë”, përfundoi senatori i zgjedhur.
🇺🇸 El-Sayed FIRES BACK at Trump and Vance over MIDTERM ATTACKS Michigan’s newest U.S. Senator said he never expected to become a central target of the White House. “I didn’t realize that the president and vice president were going to turn me into the main character of the midterms.” He accused the pair of running an “ugly campaign” designed to divide voters, arguing that Michiganders rejected those tactics. “We want to be able to afford our gas and groceries. It’s really not that hard.” El-Sayed’s message: Michigan voters chose AFFORDABILITY over DIVISION. Writer: Marie https://t.co/n3om5JnNMh



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.